Armitage: Zgjidhni problemin e pronave, të shkojë tek pronarët legjitim
TIRANË- Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore, Jane Armitage në një konferencë për shtyp në hotel Tirana, bëri thirrje për zgjidhje të një nga cështjeve më të nxehta të vendit që është konflikti për pronësinë.
Duke vlerësuar kompleksitetin e problemit, drejtoresha e Bankës Botërore ka kërkuar që autoritetet përkatëse të zgjidhin cështjen në fjalë, duke zbatuar në përpikmëri ligjin, në mënyrë që toka të shkojë tek pronarët legjitim
“Kjo është një cështje që prek të gjitha vendet e rajonit, pasi është një trashigimi nga periudha komuniste ku ka pasur shpronësime dhe pas rënies së komunizmit ka dalë detyra për rikthimin e pronave. Ky është një problem kompleks. Qeveritë e njëpasnjëshme kanë bërë përpjekje për të rregulluar këtë problem, që njerëzve tu jepet mundësia që të regjistrojnë pronat e tyre. Shëipëria të nxitojë të zgjidhë këtë problem pasi ai është rritur edhe për shkak të emigrimit të brendshëm”,- vlerësoi Armitage.
Drejtoresha rikonfirmoi mbështetjen që Banka Botërore do i japë Shqipërisë në projektin që ka të bëjë me administrimin e tokës, pasi të jetë bërë hapi i analizimit të problemit.
(e.m/BalkaWeb) Lidhje te tjera BB: Zhdukni praktikat korruptive, Berisha: Asnjë nuk është imun