E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vodhën 1.750 ton kivi për shitje në Shqipëri

ARTE- Tre shqiptarë u arrestuan nga policia greke në një zonë rurale të Artës, në Greqi.

Tre shqiptarët të moshës 36, 43 dhe 34 vjeç, u arrestuan pasi kishin vjedhur në një fermë ku kultivoheshin fruta, 1. 750 ton Kivi, të cilat i kishin ndarë në qese të mëdha plastike.

Policia sekuestroit edhe një mjet në pronësi të 34 vjeç, me të cilin frutat do të transportoheshin drejt Shqipërisë për t’u shitur, si mall i importuar nga Greqia.
(a.j/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›