E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqiza, Tahiri: Pas licensave minerare fshihen zyrtarë të lartë PD

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste deklaron se pas licensave të shfrytëzimit të minierave në Bulqizë ndodhen njerëz të veshur me pushtet. Njëri prej tyre është dhe vëllai i kryetarit të bashkisë, njëkohësisht kryetarit të degës PD-së Roland Keta, Eduard Keta. I cili sipas tij zotëron 4 leje minerare, si dhe të ashtuquajturën zonën D. Deputeti socialist shkoi më tej duke përgënjshtruar deklaratën e ministrit të Ekonomisë, i cili deklaroi se në zonën D nuk punohet.

"Pasuritë minerare në Bulqizë shfrytëzohen nga 130 kompani të licensuara prej të cilave, 90 janë licensuar në kohën e Genc Rulit. Vetëm në Bulqizë janë 40 kompani, shumica e tyre fshihen pas emrave anonim dhe pas tyre fshihen njerëz të pushtetshëm. Shtetasi Eduard Keta vëllai i kryetarit të bashkisë dhe kryetarit të dëgës PD, në Bulqizë, Roland Ketës, zotëron të ashtuquajturën zonë D në Bulqizë dhe 4 lehje për shfrytëzim dhe stok materiali. Ju thatë që ia keni pezulluar, zoti ministër, më e pakta është që gënjeni ose nuk dini se cfarë ndodh në ministrinë tuaj. E gjithë kjo situatë nuk është nga papërgjegjshmëria, por edhe nga korrupsioni. Komanda e korrupsionit, ai që mbahet me gagstera e polici, pushtet e rrushfete kalon nga Roland Keta, kryetari i bashkisë. Deputetët e PD-së kanë licensa pas emrave të tjerë. Vetë Genc Ruli kontrollon një rrejt licensash që punojnë për të në Bulqizë. Kontrabanda shkon dhemë lart te të pakretshmit e familjes Berisha. Emri i Agron Kuliçit lidhet drejtëpërdrejtë me kontrabandën e mineraleve."- deklaroi deputeti socialist në seancën e sotme parlamentare ku ministri i Energjetikës ishte thirur në interpelancë nga PS në lidhje me grevën e minatorëve.

„Në Bulqizë po konsumohet një Gërdec pa zhurmë” u shpreh Tahiri.

Sipas ministrit koncensioni i kompanisë ACR është votuar në Kuvend. Sipas tij „ACR-së ju anulua koncesioni për zonën D, dhe kreu vetëm 80% të investimeve“. Naco thotë se METE i ka kërkuar ACR plotësimin e kushteve dhe se rruga e vetme mbetet dialogu. Ministri akuzoi disa nga drejtuesit e grevës se po spekullojnë me qëllim falimentimin dhe largimin e ACR dhe kthimin e tyre në biznesmenë minerarë.

XHEPA: HEQJA E ADMINISTRATORIT NUK ËSHTË PËRGJEGJËSI E QEVERISË
Deputeti i zonës së Buizës Selami Xhepa në fjalën e tij duke i kërkuar deputeti socialist Sajmir Tahiri që të flasë me emra konretë në mënyrë që të mos baltosen të gjithë padrejtësisht, deklaroi se të gjithë kërkesat e minatorëve janë plotësuar dhe e vetmja që nuk është pranuar nga firma ëhtë heja e administratorit, vendim për të cilin nuk mban përgjegjësi qeverias.
“Që nga momenti kur minatorët kanë fillaur grevën kam pasur kontante me ta dhe kompania ka plotësuar trrijten e pagës 20 %. Por cështja është komplekse sa zgjidhet një kërkesë del një tjetër. Kërkesat janë plotësuar e vetmja kërkesë është heqja e një drejtori që nuk është në kompetencën tonë”,- theksoi deputeti i zonës.

Deputeti i Bulqizës deklaroi se asnjë nuk është munduar të fshehë problematikat që shqetësojnë minatorëve, por sipas tij problemi me këtë galeritë e Bulqizës i ka fillesat që në vitin 2201.
“Historia fillon me kontratën në 2001 një nga më problematiket. Në 2007 është bërë takimi më kryeministrin dhe janë rritur pagat. Nga viti 2007 me presionet e kësaj qeverie janë përmisuar kushtet minatrëve. Nuk ka asnjë të vdekur në dijeninë time, në pjesën që menaxhon ARC”,- deklaroi deputeti Xhepa.

BRACE: KETA MENAXHON 4 LEJE MINERALE, QYTETI NË VARFËRI
Deputeti socialist Erion brace, duke vënë në pah largimin e minsitrit të Ekonomisë Nasip Naco, nga seanca pikërisht në cështjen më të nxehtë, sic e cilësoi ai problemin e minatorëve të Bulqizës theksoi edhe një herë akuzat e opozitës sa i përket lejeve minerale.

“Kam para listën e gjithë lejeve minerale për kromin, 269 leje janë dhënë, 189 leje për shfrytëzim, 125 leje vetëm në Bulqizë. 125 duar kanë pasurinë e Bulqizës dhe qyteti jeton në varfëri. 4 leje i ka Eduart Keta që menaxhon Bulqizën.Në gjithë këto zona të pasura, vetëm një grup njerëzish pasurohet”,- theksoi Brace.

Deputeti i PS, solli në vëmendje situatën e krijuar në Bulqizë, ku edhe fëmijët e minatorëve janë rreshtuar në krah të protestës së baballarëve për shkak të kushteve të vështira të jeteës.

"Dje dita e parë e shkollës u pa tek kërkesa e fëmijëve të minatorëve. Mbi të gjitha kanë të drejtë ato nga klasa e katër-t e sipër pasi brockullat që shkruhen në libra, se aty shkruhet se Shqipëria është e pasur me mineral por ato jetojnë aty tek miniera dhe në familjet e tyre shtrohet varfëria”,- nëenvizoi Brace.
(s.g/e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Bulqizë, minatorët vijojnë protestën, paralajmërojnë grevë VIDEO: Bulqiza, Tahiri: Vëllai i kryebashkiakut Keta nënkotraktor i zonës D

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›