Greqi, Trojka rikthehet të hënën në Athinë
ATHINË- Masat e reja të Qeverisë greke i hapën rrugën rikthimit e Trojkës në Athinë. Diskutimet e Greqisë me përfaqësuesit e BE-së, BQE-së dhe FMN-së do të fillojnë të hënën e ardhshme, tha presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy.
Herman Van Rompuy theksoi nevojën për zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të vendimeve dhe vuri në dukje se masat e shpallura nga qeveria greke “janë pozitive dhe lëvizin në drejtimin e duhur”. Ai tha gjthashtu se udhëheqësit e BE do të diskutojnë në thellimin e integrimit financiar dhe çështje të tjera për përmirësimin e qeverisjes ekonomike në Eurozonë në muajt e ardhshëm.
Në fund të muajit, sipas raporteve, pritet të bëhet edhe miratimi i këstit të gjashtë në kuadër të kredisë prej 110 miliardë që po i jepet Greqisë.
Nga ana e tij kryeministri Papandreu në mbledhjen e grupit parlamentar të PASOK deklaroi: “Ne u japim një përgjigje dërrmuese të atyre që dëshirojnë të falimentimit ose fshehurazi ose haptazi e Greqisë”. Ai përsëriti se zgjedhjet do të zhvillohen në vitin 2013.
“Greqia po përjeton një luftë ekonomike dhe monetare asimetrike”, tha në fjalën e tij, Ministri i Financave Evangelos Venizelos.
Ndërkohë vendimet e qeverisë të mirëpritura nga komuniteti ndërkombëtar, po hasin në reagimet kundërshtuese brenda vendit. Sindikatat e sektorit publik dhe privat organizojnë vazhdimisht greva e protesta.
(e.m/BalkanWeb)