E Diel, 1 Nëntor 2026

Armstrong në "Xhiron e Italisë"

Tashmë është zyrtare. Lens Armstrong do të rihipë në biçikletë duke filluar nga "Xhiro e Italisë", që do të startojë më 9 maj 2009. Pasi ka mposhtur kancerin, kampioni amerikan ka triumfuar shtatë herë radhazi në "Tour de France", megjithatë asnjëherë nuk kishte marrë pjesë në këtë aktivitet. "Të merrja pjesë në ‘Xhiro‘ ishte një prej gjërave që doja të bëja në karrierën si çiklist", pohoi Armstrong. "Më në fund do të mund të jem në këtë aktivitet. Do të jetë 100-vjetori i kësaj gare dhe e kam të qartë sa rëndësi ka për Italinë. Të gjithë thonë se pjesëmarrja ime këtu është vetëm për të përgatitur ‘Tour de France‘, megjithatë unë do të garoj për të fituar". Favoritja kryesore për të fituar në Itali është "Astana", skuadra që në "Grande Bukle" (Turin e Francës) duhet të menaxhojë bashkëjetesën e Armstrong dhe Alberto Kontador, spanjollit që në vitin 2008 u shpall kampion në Paris.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›