Abete: Mjaft biletave për të parë Italinë në transfertë
Drastike dhe definitive. Është kjo masa e zgjedhur nga Xhankarlo Abete, presidenti i Figc, për të eliminuar episodet e fundit, si ai që të shtunën në ka parë për protagonistë ultrasit "azzurrë" në Sofje. Italia ishte e impenjuar për ndeshjen kundër Bullgarisë dhe një grup i vogël tifozësh ka ofruar më të keqen tifo italiane para dhe gjatë garës. "Nuk do të kërkojmë më bileta për ndeshjet që Italia do të luajë në Perëndim", ka bërë të ditur për mikrofonat e "Radios Anch‘io Lo Sport", numri një i futbollit italian.
IDENTIFIKIMIN - "Theksoj, se ata që kanë ekspozuar kryqet fashiste në Sofje mund të identifikohen falë mjeteve teknologjike në dispozicion, pohon Abete. Nuk bëhet fjalë për tifozë, por për persona që kanë një tendencë për të bërë krime me synimin për të dëmtuar imazhin e futbollit dhe të vendit tonë. Biletat do të shiten nga federata, ka nënvizuar ministria e Brendshme. Figc dhe ministria i kanë emrat dhe mbiemrat e personave të skeduar. Për fat të keq, stadiumi i Sofjes nuk kishte asnjë kontroll në hyrje: Nuk kishte kontrollor, prandaj në të kanë hyrë edhe persona të ndryshëm edhe pa bileta. Më vjen keq, sepse shumë persona mes 144 prezentëve në stadiumin e Sofjes nuk kanë të bëjnë aspak me rrëmujën e krijuar".
MALI I ZI - Të mërkurën, italianët kthehen në fushë për t‘u përballur me Malin e Zi, në Leçe, dhe drejtuesit e topit italian janë angazhuar tashmë që të mos ndodhë asgjë e padëshiruar. "Po organizohemi me ministrinë dhe me përgjegjësit e sigurisë, shpjegon Abete. Federatës së Malit të zi i janë dërguar 100 bileta. Në ditën e ndeshjes do të hidhen në shitje edhe 500 bileta të tjera për tifozët miq, të cilët do të vendosen në një sektor".
GJENDJA SHPIRTËRORE - "Ndjej mërzi dhe dhimbje për atë çfarë ka ndodhur, por edhe qetësi, bën të ditur Abete. Të gjithë e dinë se masat e marra për të izoluar këta persona janë të rrepta, por kjo ka qenë një faqe e zezë dhe e keqe e jona".