E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arnautoviç debuton me Interin

Interi mund të mbështetet te një lojtar më tepër: është Marko Arnautoviç, i cili ka zhvilluar takimin e parë si interist, në miqësoren e ditës së shtunë kundër Luganos.

Sulmuesi është riaftësuar plotësisht nga një dëmtim (frakturë në këmbë) dhe është plotësisht i motivuar: “Jam krenar që jam këtu dhe që luajta ndeshjen e parë me fanellën e Interit. Qëndrova më tepër se 80 minuta në fushë dhe mendoj se ishte një debutim pozitiv.”
 
Më tej Arnautoviç shton: “Nuk jam ende në formën time maksimale, kam nevojë edhe për disa javë për të qenë plotësisht në dispozicion të teknikut. Duhet të humbas edhe disa kile dhe kam dëshirë të stërvitem fort, për të përmirësuar gjendjen time, në mënyrë që t’i shërbej skuadrës.”

Në lidhje me faktin që Mourinjo nuk e ka përfshirë në listën e 25 lojtarëve për Ligën e Kampionëve, Arnautoviç kufizohet duke thënë: “Është një vendim i trajnerit dhe e respektoj. Nga ana tjetër, nuk jam stërvitur pothuajse fare me shokët e skuadrës këto javët e fundit. Por do të punoj për ta bindur Mourinjon të më grumbullojë në janar.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›