E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo, me Anglinë deri në fund të kontratës

Tekniku italian do të drejtojë kombëtaren e "tre luanëve" deri në vitin 2012, kur i skadon kontrata.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Fabio Kapelo në një konferencë për shtyp në prag të sfidës delikate ndaj Kroacisë. "Kontrata ime përfundon në vitin 2012 dhe kam ndërmend ta respektoj. Shpresoj që edhe Federata Angleze e Futbollit të bjë të njëjtën gjë, sepse marrëveshjet duhen respektuar,"- deklaroi Kapelo.
Në këtë mënyrë, trajneri italian hedhe poshtë zërat që e shihnin atë larg Anglisë pas Kupës së Botës së vitit 2010.
Nëse ekipi anglez arrin të fitojë të mërkurën në "Uembli" kundër Kroacisë, atëherë siguron një vend në finalet e Kampionatit Botëror të Afrikës së Jugut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›