E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratia e Elezajt, prokuroria veçon çështjen

Superhetimi i deritanishëm i prokurorisë për kontrabandën e naftës virxhin është konsideruar ende i paplotë, pasi nevojiten ende një sërë verifikimesh. Çështja më e fundit që është përfshirë në këtë dosje është arratisja e bosit të “Euroil”-it, Hajri Elezaj. Menjëherë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga Shkalla e Parë, Elezaj është larguar nga banesa e tij, edhe pse sipas vendimit të gjykatës duhej të ruhej nga policë. Ky fakt është konstatuar vetëm pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e rikthehu atë në qeli, duke rrëzuar kështu shkaqet shëndetësore si arsye e përdorur nga Shkalla e Parë për ndryshimin e masës së sigurisë. Menjëherë pas arratisjes, prokuroria njoftoi nisjen e një hetimi ku përfshihen strukturat e ngarkuara për ruajtjen e tij, si dhe ekipi i mjekëve që hartoi raportin mjeko-ligjor, sipas të cilit qëndrimi i mëtejshëm në qeli mund t’i rrezikonte jetën të arrestuarit Hajri Elezaj. Ky hetim ende nuk ka përfunduar, çka mund të bëjë që prokuroria të veçojë çështjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›