E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan Arvizu Shqiperia dhe SHBA-ja aleate te ngushta ne sfidat nderkombetare

06-12-2010 / Gazeta 55

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu i ka paraqitur sot Presidentit te Republikes Letrat Kredenciale duke u shprehur njekohesisht me vleresimet maksimale dhe pozitive per Shqiperine. Gjate takimit kreu shtetit i uroi mireseardhjen ne Shqiperi Ambasadorit Arvizu dhe i shprehu atij mbeshtetjen e plote institucionale per permbushjen me sukses te detyres se tij diplomatike ne vendin tone. Ne vijim midis dy personaliteteve te larta u zhvillua nje bisede e ngrohte e miqesore. Nga ana e tij Ambasadori Arvizu vuri ne dukje vleresimin e tij pozitiv per Shqiperine dhe shqiptaret si nje vend dhe popull qe kane nje lidhje te vecante me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan. Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane dy vende mike te ngushta dhe aleate ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe promovimit te paqes dhe qendrueshmerise ne mbare boten sic e ka demonstruar roli pozitiv dhe moderator ne rajon dhe kontributi i forcave paqeruajtese shqiptare ne Irak dhe Afganistan- theksoi Ambasadori Arvizu duke shtuar se gjate ushtrimit te detyres se tij do te punoje qe lidhjet e forta mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen edhe me tej.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›