E Diel, 1 Nëntor 2026

Produkti më i mirë i bukurisë, Fotoshop-i?

Të jemi të bukur dhe të mbetemi gjithmonë të ri për sytë e të tjerëve. Duket se kjo tashmë është kthyer në një mani e viteve të fundit, ku në krye qëndrojnë divat e hollivudit, të cilat e pasojnë tek njërëzit e thjeshtë.

Por a e dini se kush është ilaçi më i mirë i bukurisë?

Përgjigjja është tejet e thjeshtë dhe ka të bëjë me emrin Photoshop. Ky është programi mjaftë i famshëm i cili lejon modifikimin e fotografive të ndryshme. Vite më parë, kjo praktikë është përdorur gjatë nga profesionistët e sektorit, duke u ndalur konkretisht dhe tek modelet, por rrugëtimi i saj nuk ka të ndalur, duke u bërë shprehja më popullore.

Modifikimi i fotove lejon të gënjesh vetëveten, por me mjaftë mjeshtëri dhe të tjerët. Kjo duket si një parodi, ku të gjithë do të dukemi yje.

Photoshop-i ka të gjithë produktet për ti zgjedhur në industrinë e kozmetikës. Me anë të Fotoshop nga Adobe, do të zhduken rrathët e syve mjaftë të lodhur, dhëmbët tuaja do të duken dhe më të bardhë. Por kjo nuk do të mjaftojë.

Me anë të këtij produkti të ri, do të jetë sikur të festohet në Hollywood. Mjaftë me ekzagjërimet me anë të trukut tuaj, duke përdorur sasira të mëdha kremi në fytyrën tuaj, që të mbuloni njollat dhe mjaftë me kirurgjinë plastike.

Rezultatet e dhëna duken se janë mjaftë impresionuese. Me anë të një aplikacioni të Fotoshop-it, një prej programeve më popullore, fytyra juaj do të njohë ndryshime.

Përdorimi i filtrave dhe korrigjimeve dixhitale është kthyer në një pjesë integrale e industrisë së bukurisë. Dhe njerëzit e thjeshtë, domethënë konsumatorët, nuk janë zemëruar, por kanë hequr dorë së reklamuari.

Një regjizor nga Kalifornia e ka kthyer këtë çështje mjaftë të ndjeshme për femrat dhe jo vetëm, në një parodi.

Ai ka prodhuar një spot të bukur, në të cilën të bën të reflektosh në lidhje me përdorimin masiv të softuerit Adobe. Kjo video është publikuar në YouTube dhe është klikuar miliona herë.

Autori ka përdorur ironinë, duke shpjeguar sesi magjistarët dixhitalë kanë arritur të modifikojnë dhe detajet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›