E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratiset dhe i ben sfide policise

Artan Cena, Ardian Bushi

LEZHE - Arratiset nga burgu i Shenkollit Petrit Cakrri, deshmitar per vrasjen e deputetit te Partise Demokratike, Azem Hajdari. Por vec arratisjes, 38-vjecari nga Tropoja i ka bere sfide te hapur shtetit, duke deklaruar ne nje interviste televizive se, po largohej pasi kishte mbaruar denimin por po e mbanin ne burg. Ai ka treguar dhe rrugen qe po bente, duke bere qe policia te nise ndjekjen. Ne deshmine e tij, ai tha se, tani ishte duke hyre ne territorin e Kroacise. Dhe pse ka treguar destinacionin, burime nga policia thane se, theniet e tij, mund te jene nje loje qe ti shmanget ndjekjes. Cakri ka lene qeline pas nje leje shperblyese qe kishte marre, por kur ka perfunduar ditet e lejes nuk eshte kthyer me. Burime nga burgu, thane se, ai duhet te kthehej diten e djeshme rreth ores 15:00 ne qeli, por ka deklaruar se, eshte larguar per te mos u rikthyer me ne burg. 38-vjecari Cakri, pretendon se e ka mbaruar vuajtjen e denimit dhe se nuk ka ndermend qe te kthehet serish ne qeli. Ai kishte edhe nje vit e dy muaj burg per te kryer.

Arratisja

Arratiset nga burgu Petrit Cakri, i cili eshte larguar me leje per ne shtepine e tij, ne kryeqytet. Deshmitari i vrasjes se Azem Hajdarit, diten e fundit te lejes, i eshte drejtuar kufirit, ku besohet se ka kaluar ilegalisht ne drejtim te Kroacise, sic ka deklaruar ne nje media. Burime nga policia thane se, deshmia e tij mund te jete nje tentative per shperqendrim vemendjeje. Sipas dokumenteve ne burgun e Shen Kollit, rezulton se, Cakri eshte larguar nga burgu me leje me daten 15 janar dhe do kthehej ne burg ne oren 15:00 te dites se djeshme. Gjithe dokumentacioni qe i perket te denuarit me 6 vjet heqje lirie, Petrit Cakrrit eshte bllokuar dhe po shqyrtohet nga e Drejtorise se Burgjeve. Sipas burimeve nga burgu i Shen Kollit, ai nuk eshte paraqitur ne oren e caktuar dhe me pas, drejtoria e institucionit te vuajtjes se denimit, ka bere edhe denoncimin per te. Nderkaq vetem pak minuta pas mbarimit te aftit te lejes, policia ka ushtruar kontroll ne banesen e Cakrrit, por nuk ka gjetur prova. Kjo gje ka bere qe drejtuesit e burgut te Shen Kollit, ti drejtohen gjykates se Lezhes, duke kryer edhe denoncimin per te. Arratisja nga burgu, Petrit Cakrit, do i kushtoi atij edhe pese vite te tjera denim, pasi te denohet.

Denimi

Burime zyrtare te burgut te Shen Kollit bejne te ditur se, Cakri ishte i denuar me gjashte vite burg. Atij i kishte mbetur nga kjo kohe edhe 16 muaj. Ne mes te muajit ai kishte kerkuar leje per te vajtur ne banesen e tij. Sipas te njejtave burime, ligjerisht atij i takonte leje, per arsye se kishte me pak se dy vite burg per te kryer dhe se, kishte pasur nje sjellje te mire gjate kohes qe ishte ne burgun e Shen Kollit te Lezhes. Para marrjes se lejes, Cakri kishte garantuar autoritetet e burgut nese do kthehej ne kohe. Ai ishte i denuar per vepren penale te "vjedhjes me ane te mashtrimit". Sipas burimeve zyrtare te burgut te Shen Kollit mesohet se ne te gjithe pikat kufitare te vendit tone eshte duke u kryer edhe nje kontroll i imtesishem, nese Cakri eshte larguar per jashte vendit apo jo. Nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia qe ai te jete larguar edhe ne drejtim te Kosoves, duke qene se dine mjafte mire terrenin pasi eshte nga Tropoja, ndersa aktualisht ai kishte shtepine e tij ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›