E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Kartat deri ne zgjedhje, vetem 800 mije

Rozeta Rapushi

Selia roze kembengul ne ngritjen e komisionit parlamentar per kontrollin e shperndarjes se kartave te identitetit, duke vene alarmin se nuk ka kohe per pajisjen e te gjithe votuesve me to. Deputeti socialist, Blendi Klosi, tha dje se kur kane mbetur rreth 160 dite kohe nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, eshte thuajse e pamundur, pajisja e tere zgjedhesve me karta. "Ne keto 160 dite te ngelura nuk mund te kryhen as teorikisht, me shume se 800 mije aplikime nga rreth 3-3.2 milione zgjedhes qe ka Regjistri Kombetar. Ndaj ne vazhdojme te kerkojme me force, qe kjo periudhe do te duhet t'i dedikohet teresisht pajisjes me dokument identifikimi te zgjedhesve pa pasaporte, qe rezultojne te jene rreth 740 mije", tha Klosi. Sipas tij, Kuvendi duhet te ngreje nje komision parlamentar per mbikeqyrjen e ketij procesi dhe qeveria te kontraktoje nje kompani konsulence, qe te mbroje interesat e qytetareve dhe te shtetit, duke garantuar zbatimin e sakte te kontrates koncesionare. Klosi theksoi se, qeveria pranoi se ende ka dublime ne Regjistrin Kombetar elektronik te shtetasve, ne rendin e 100 000 rekordeve. Regjister ky, qe ka lidhje te drejtperdrejt si me pergatitjen e infrastruktures zgjedhore dhe me aplikimin unik, te cdo shtetasi qe do pajiset me karte. "Kodi Zgjedhor kerkon qarte se vetem nga nje regjister i pastruar unik i shtetasve, do te mund te kemi, hartim te ligjit per shperndarjen e mandateve sipas qarqeve, publikim te listave paraprake te zgjedhjeve, aplikim dhe pajisje me karta te identitetit", sqaroi Klosi. Ai vleresoi se vendi ndodhet perpara nje situate alarmante per identifikimin e te gjithe shtetasve shqiptare me dokumente unike, deri diten e zgjedhjeve te krijuara nga paaftesia dhe korrupsioni i kesaj qeverie. "Procesi i hartimit te Regjistrit Kombetar te shtetasve dhe pajisjes me karta identiteti, na deshmon me se miri se qeverisemi nga nje qeveri e paafte dhe super e korruptuar", akuzoi Klosi. Deputeti socialist, vijoi, duke kritikuar se paaftesia dhe deshira per te kontrolluar gjithcka nga klani i kryeministrit, ben qe ky proces te shtyhej pafund dhe te mbulohej nga mungesa e transparences politike dhe teknike, per menyren e realizimit. "Fillimi i procesit te shumepritur dhe te vonuar nga qeveria, rezultoi qe diten e pare me probleme. Qeveria provoi qe nuk eshte, atehere kur duhet. Qe ne fazen e shperndarjes se mandat - arketimeve, u pa qarte se barra i eshte lene qytetarit", vijoi Klosi. Per te cilin serish eshte shume e rendesishme qe ky proces te ndahet ne dy pjese, qe ata qe s'kane pasaporta te jene prioritare, ne pajisjen me karta identiteti.

20-25 Familje Pengohen ne dite sipas socialisteve qe te aplikojne per karta identiteti. Kjo sipas tyre, per shkakun se emrat e tyre jane te dubluar. Pra ndodhen ne me shume se nje zone votimi, duke e veshtiresuar me shume procesin

160 Dite Kane mbetur nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare. Duke perdorur kete statistike, socialistet shprehen dje shqetesimin se zgjedhesit nuk do te mundin te pajisen dot te gjithe, me karta identiteti, por vetem 800 mije.

Deshtimi

Partia Socialiste akuzoi qeverine, se deshtoi ne procesin e pajisjes se qytetareve me karta identiteti. Deputeti socialist, Blendi Klosi, akuzoi se gjate tere ketij procesi, qeveria ka treguar paaftesi totale, madje e ka pranuar vete nje gje te tille. Sipas tij ajo nuk ishte e afte te pergatiste procesin dhe per kete mori konsulence te huaj. Si dhe nuk ishte e afte te negocionte kontraten, dhe per kete mori konsulence te huaj. Te dyja keto, veprime te papranueshme sipas selise roze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›