"Gomonia u permbys ne det, noti dhe Zoti me shpetuan jeten"

Rojet bregdetare kroate zbuluan gjysme te vdekur ne brigjet e ishullit Mlijet trupin e peshkatarit Romeo Pulazi, 34-vjec, i veshur me kostum palombari. Operacioni i zhvilluar afer brigjeve te Kroacise, nga 2 anije dhe 1 helikopter, mundesoi gjetjen e nje prej personave te humbur qe prej te dieles se 18 janarit ne brigjet e Vlores. Romeo Pulazi, i cili ndodhej ne gomonen e zhdukur, e ka braktisur ate i detyruar edhe nga dallget qe kane permbysur mjetin. Ai ka mundur te notoje deri ne breg, por nuk ka mesuar me tej per fatin e dy shokeve te tjere, vellezerve Niko e Sotir Golaj.
Gjetja
Komandanti i Brigades Detare, Kristaq Gerveni, konfirmoi rreth ores 11:45 se Romeo Pulazi ishte gjetur pa ndenja nga forcat qe merrnin pjese ne operacionin e kerkim-shpetimit. "Ai u gjet ne gjendje shoku dhe i traumatizuar. I lodhur nga pese ditet pa ushqim dhe uje te pijshem, ndersa u dergua menjehere ne spital dhe gjendet jashte rrezikut per jeten", u shpreh Gerveni per gazeten "KJ". I pyetur fillimisht per dy shoket e tjere, Pulazi ka heshtur duke u shprehur se nuk mbante mend asgje dhe se nuk ishte ne gjendje te fliste. Pas dy oreve terapi intensive, 34-vjecari i njohur si peshkatar qe gjuante me pushke deti dhe kryente zhytje, ka arritur te flase oret e pasdites. Ai ka dhene me afersi disa koordinata te permbysjes se gomones dhe zones se ku mund te ndodheshin dy vellezerit.
Rrefimi
"Mbremjen e se merkures deti ishte i trazuar dhe dallget e fuqishme na permbysen gomonen qe prej 5 ditesh ishte pa motor, pas defektit. Rame te tre ne det dhe me tej nuk i pashe me dy te tjeret dhe as gomonen", mesohet te jete shprehur 34-vjecari i pyetur nga autoritetet kroate dhe ato malazeze, qe moren pjese ne operacion. I pyetur per menyren se si kishin humbur, Pulazi ka shpjeguar se gomonia kishte pesuar defekt dhe dallget e kishin drejtuar mjetin drejt Veriut dhe ata nuk mundeshin ta ndalnin. "Te pashprese per situaten, kerkova ndihme duke telefonuar time shoqe qe te njoftonte Kapitenerine, por nuk dinim se ku ndodheshim", ka rrefyer me tej Romeo. Te befasuar nga forca e 34-vjecarit qe mbante veshur edhe rroba palombari, policet e kane pyetur se si kishte arritur te mbijetonte. "Kam notuar pa pushim edhe pse dallget ishin te fuqishme. As vete se di si kam dale ne breg dhe fal Zotit, ia dola mbane. Rrobat e palombarit i mbaja pasi kryeja zhytje ne thellesi ku gjuaja me pushke deti", ka shpjeguar Romeo mbijetesen e tij. Ai ka shfaqur nje lloj merzie per vonesen e veprimit te autoriteteve, por mungesa e koordinatave ka zgjatur edhe operacionin.
Romeo pritet te kthehet sot
Babai i dy femijeve ka kerkuar qe te qetesohet familja e tij dhe pritet qe te mberrije ne Vlore, gjate dites se sotme nese gjendja shendetesore do te jete e mire sipas mjekeve. Fillimisht ai duhet te qetesohet shpirterisht dhe menderisht e me pas te ushqehet per te fituar shendetin e plote pas 5 diteve ne det. Mjeket i thane Policise se Shtetit Shqiptar gjate kontakteve te realizuara se, jeta e tij eshte jashte rrezikut dhe po mbahet ne terapi intensive.
5 Dite Me radhe u end ne detin Adriatik gomonia 4 metra e gjate dhe me motor 20 kuaj fuqi. Shkak ishte nje defekt ne motor, gjate kohes qe tre shoket po peshkonin ne gjirin e Vlores. Dallget shtyne mjetin ne det te hapur.
3 Peshkatare Humben prej dites se diel kontaktet dhe u perpoqen qe me ane te telefonit te kerkonin ndihmen e autoriteteve portuale shqiptare, pasi nuk dinin koordinatat ku ndodheshin. Kerkimet vijuan per 5 dite me radhe.
"Kerkime te panderprera prej se martes"
Komandanti i Brigades Detare, Kristaq Gerveni, shpjegoi se Romeo Pulazi eshte gjetur ne breg te ishullit te Mlietit ne Kroaci, i cili ndodhet rreth 1 milje larg bregut dhe 200 kilometra larg qytetit te Durresit ne vije ajrore. "Aktualisht po vazhdon operacioni i kerkimit nga 2 anije te Flotes se Malit te Zi dhe 1 avion i Italise, i nisur nga Bari, ndersa anijet e Brigades Detare shqiptare e kane nderprere kerkimin per arsye se operacioni i kerkim-shpetimit, vazhdon jashte ujerave tona", shpjegoi ai duke sqaruar se mbanin kontakte ne radio. Mesohet se kushtet atmosferike jane te keqija dhe deti me force 5-6 balle veshtireson kerkimet. "Tre anije te Flotes Detare te Veriut filluan levizjen drejt rajonit te dyshuar per vendndodhjen e gomones. Keshtu motovedeta R-118 doli ne oren 09:00 nga vendbazimi i Kepit te Palit, ne oren 09:05 doli motovedeta R-124 dhe ne oren 09:07, anija "Iliria" doli nga porti i Durresit dhe iu drejtua Veriut te Detit Adriatik", shpjegon komandanti vijueshmerine e operacionit. Kerkimi eshte organizuar ne formacion front. "Pak minuta me vone iu kerkua ndihme dhe Rojes Bregdetare Malazeze ne Veri te Bunes", perfundon Gerveni.
Familja Pulazi: I falenderojme te gjithe per ndihmen
Gezimi ne familjen Pulazi, diten e djeshme nuk kishte kufij. Ashtu edhe sic shpresonin, mes ankthit e frikes, Romeo ia ka dale mbane duke arritur ne breg me not, para se ta gjenin rojet bregdetare kroate e malazeze. "Jemi shume te lumtur per lajmin se Romeo eshte gjalle. Falenderojme per ndihmen e dhene te gjithe ata qe u angazhuan ne kete operacion, ndersa ende nuk kemi komunikuar me Romeon dhe mezi presim t'i degjojme zerin", shprehen nena e 34-vjecarit, Sanija dhe bashkeshortja, Bruna. Ndersa nuk dihet ende fati i dy peshkatareve te tjere, familja Pulazi uron qe edhe ata t'ia dalin mbane dhe te gjenden gjalle.