E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denimi i Cakrit, pas mashtrimit te shokut te qelise

TIRANE - Cakri njihet si nje nder deshmitaret kryesore ne procesin kunder te pandehurve qe jane denuar per vrasjen e Azem Hajdarit. Ai eshte denuar per te treten here nga ana e gjykatave te vendit tone. Nderkohe qe denimin e fundit ai e ka marre per vepren penale te vjedhjes me ane te mashtrimit", te nje shoku te burgut te tij ne Tirane. Sipas burimeve zyrtare te burgut mesohet se, i ka grabitur me ane te mashtrimit 20 mije dollare te denuarit me 20 vjet heqje lirie, Fatmir Kallashi. Ky i fundit, sipas te njejtave burimeve ka qene ne te njejten dhome me Petrit Cakrin, ne burgun "Mine Peza" (302). Duke luajtur brenda qelise, dy te pandehurit Cakri ne bisede e siper i ka premtuar se do ta lironte nga burgu Kallashin, nese do te paguante shumen prej 20 mije dollaresh. Fatmir Kallashi ka pranuar te bashkepunoje me Cakrin, ne kembim te lirise se shumekerkuar. Ai i ka thene bashkeshortes te dorezoje tek Besnik Sulaj 20 mije dollare e me pas te prese rezultatin e bisedimeve me prokuroret ose gjyqtaret. Besnik Sulaj, kunati i Cakrit ka marre parate dhe nuk eshte bere i gjalle, edhe pse nga policia e shpalli ne kerkim.

Deshmia per vrasjen e Hajdarit

Petrit Cakri ka qene nje nga deshmitaret e vrasjes se deputetit te PD-se, Azem Hajdari. "Kam qene i ulur vetem 4 metra larg ngjarjes, ne lokalin qe atehere quhet "Hanover" qe ndodhej ne krah te ish-hotel Drini. Pashe Azem Hajdarin te dilte i veshur me pardesyne e bardhe dhe pas tij truprojat Zenel Neza dhe Besim Cerja. Pasi u afrua ne vendin ku isha ulur, pashe qe drejt tij ne takim po levizte Izet Haxhia. U takuan dhe shkembyen pak fjale. Nderkohe pashe dyert e makinave qe ishin te parkuara aty prane te hapeshin dhe prej andej te dilnin "cubat e Tropojes", Fatmir Haklaj, Jaho Salihi dhe krutani Naim Cangu, te cilin e kishin mik dhe ne Bajram Curri e prisnin si te ishte Berluskoni. Gjithcka nuk zgjati me shume se 2 minuta. Ndodhi nje zenke dhe kerciten armet. Une isha nga te paret qe u afrova te trupat pa jete. i ktheva mbarsh dhe i pashe nese ndokush ishte gjalle dhe kishte nevoje per ndihme. Ne kete moment mberriti Sali Lusha. I nisem te gjithe per ne spital", ka thene Cakri.

Reagimi i burgjeve

TIRANE - Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve deklaroi se, Petrit Cakri, ka abuzuar me lejen shperblyese te dhene nga burgu ku ai vuante denimin. "Petrit Cakraj 38 vjec, eshte i denuar per dy vepra penale ate "te vjedhjes me dhune" dhe "armembajtjes pa leje", me 6 vjet heqje lirie, denim te cilin e ka perfunduar me date 15 maj 2006. Gjate kohes qe ishte duke vuajtur denimin e pare me date 3 mars 2006 eshte denuar per nje tjeter veper penale me 6 vjet heqje lirie ate te "mashtrimit". Sipas dinamikes se vuajtjes se denimit rezulton se i denuari duhet te vuaje edhe 1 vit e 4 muaj heqje lirie, pavaresisht pretendimeve te tij per perfundim te denimit. Cakraj pervec rastit konkret ka perfituar edhe here te tjera leje dhe eshte kthyer brenda afatit te caktuar. Per vitin 2009, Cakrit iu dha leje me daten 15 janar deri ne date 22 janar ora 15:00", tha drejtoria e burgjeve.

Rrefimi i te arratisurit

TIRANE - "Jam arratisur ne oren 12 dhe nuk dorezohem gjalle, se e kam mbaruar burgun", ka thene Cakri dje per nje nga mediat ne kryeqytet. Me ane te telefonit 38-vjecari i arratisur ka thene se, i kerkon ndjese drejtorit te burgut te Shenkollit, dhe ka theksuar se mbahet padrejtesisht ne burg nga ana e Gjykates. Nder te tjera ai ka bere te ditur se ndodhet ne Malin e Zi dhe po udheton drejt Kroacise. Deshmitari i vrasjes se bujshme te deputetit Hajdari i ka bere apel drejtesise, te mos mbahet padrejtesisht ne burg, pasi sipas tij ka shlyer cdo detyrim ndaj drejtesise shqiptare per veprat penale te kryera. Sipas te arratisurit ka patur tre vendime te gjykatave per te njejten akuze ne te njejten kohe gje e cila e ka detyruar Cakrin ti drejtohet me nje ankese institucionit te Avokatit te Popullit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›