"Ne 8 vite qeverisje, e majta s'beri karta"
Numri dy i qeverise, Genc Pollo, u ktheu pergjigje dje te gjitha akuzave te Partise Socialiste, per mungese transparence e problemet ne pajisjen e qytetareve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Ne menyre ironike, Pollo vleresoi iniciativen e PS-se, per ngritjen e komisionit per kontrollin e zbatimit te ligjit te zgjedhjeve dhe shperndarjes se dokumenteve te identitetit, duke akuzuar opoziten se ne tete vite premtoi shume, por nuk realizoi asgje. "Mos harrojme qe ne vitin 2001 qeveria socialiste, prodhoi kartat zgjedhore, nje pjese edhe ua shiti qytetareve per te njoftuar pastaj se, keto karta ishin te pavlefshme dhe mund t'i mbanin si relike zbukuruese madje, ndryshoi Kodin Elektoral pak para dites se zgjedhjeve, pikerisht per te hequr keto karta zgjedhore si dokument identifikimi", akuzoi Pollo. Sipas tij, nuk eshte e nevojshme qe opozita te behet dhe me qesharake me akuza te tilla, e te fyeje njerez pa arsye. Njeheresh ai eshte shprehur se procesi do nise shpejt dhe ne rrethe te tjera te vendit