Topi takim me komunitetin boshnjak
Presidenti i vendit Bamir Topi ka zhvilluar një takim me komunitetin boshnjak në Shqipëri. Presidenti Topi u prit nga kryetari i komunës Xhafzotaj, Agim Hoxhaj, kryetari i Shoqatës së Komunitetit Boshnjak në Shqipëri, zFiqiri Klari dhe nga banorë boshnjakë të fshatrave Borak e Koxhas. Klari tha në fjalën e tij se komuniteti boshnjak ndihet krenar pasi ai jeton në harmoni të plotë me qytetarët shqiptarë vendas. Duke vlerësuar këtë realitet, ai i përcolli Presidentit Topi kërkesën e këtij komuniteti për mësimin e gjuhës amtare në baza shtetërore pasi deri tani ky mësim bëhet në mënyrë vullnetare. Kërkesë kjo që gjeti mirëkuptimin e kreut të shtetit. Komuniteti boshnjak ka mbërritur në Shqiperi që në vitin 1875 është ndër më të integruarit në Shqipëri si një komunitet shumë i emancipuar, punëtor e mjaft mikpritës, që ka ditur të përballet me të gjitha sfidat tona të përbashkëta.