Arratiset i dënuari, pezullohet drejtoresha e burgut “Ali Demi”

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në burgun që ndodhet në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku shtetasi Astrit Dervishi, i cili është i dënuar me 1 vit burg për vjedhje, duhet të ishte kthyer dje në orën 13:00 në qeli.
“I dënuari ka vuajtur 7 muaj dhe 27 ditë dhe i ngelen për të vuajtur 4 muaj dhe 3 ditë burgim. I dënuari ishte i pajisur nga Drejtoria e Institucionit me leje shpërblyese të planifikuar për muajin gusht 2012, përkatësisht nga ora 09.00 e datës 17.08.2012 deri në orën 13.00 datë 22.08.2012. Kjo ishte leja e dytë e të dënuarit. Ky i dënuar ka shkuar me leje shpërblyese dhe në muajin maj 2012, përkatësisht nga data 11.05.2012 deri në dt. 16.05.2012”, sqaroi Ministria e Drejtësisë.
Për këtë arsye, ministri Drejtësisë z. Eduard Halimi ka urdhëruar menjëherë hetimin e lejes së dhënë dhe ka urdhëruar sot pezullimin nga detyra të Drejtoreshës së këtij institucioni, Irena Çelaj./Start/
2012-08-23 11:28