Princi lakuriq, policia britanike në luftë me mediat për botimin e fotove nudo
Pallati St. James ka konfirmuar se ka kontaktuar me Komisionin e Ankesave të Shtypit mbi përdorimin e mundshëm të fotografive lakuriq të princit Harry.
Pallati mbretëror ka dëgjuar se shumë media po konsiderojnë publikimin e fotove nudo të princit, ndërkohë që besohet se publikimi i tyre mund të përbënte një akt të shkeljes së privatësisë.
Një ish-redaktor gazetash thotë se vendimi i gazetave për të mos publikuar është në të vërtet një “pushtim” i mediave nga rasti i hetimit Levenson.
Hetimi i cili është në kërkim të standarteve të shtypit dhe marrëdhënies mes gazetarëve dhe njerëzve me pushtet, vitin e kaluar pas skandalit të përgjigmit të telefonatave të përqëndruara në News of the World.
Prince Harry, 27 vjeç, besohet se është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar pas fotove të tij nudo bashkë me një femër të re, të publikuara nga e përditshmja gossip TMZ.
Pallati mbretëror ka konfirmuar se është princi ai që është në foto dhe ndërkohë ka kontaktuar Komisionin e Ankesave ndaj Shtypit, duke u shqetësuar për privatsinë dhe shkeljen e kodit të etikës nga redaktorët e mediave.
Fotot besohet se janë bërë nga një kamera telefoni të premten e shkuar kur princi ishte ne një pushim për fundjavë me miqtë e tij. TMZ raportoi se Harry ishte fotografuar në një grup duke luajtur lojën “biladro nudo”.
Gazetat britanike nuk i kanë printuar foto e princit Harry, por ato kanë raportuar bujshëm ngjarjen dhe madje i kanë bërë me dije lexuesve se ku mund t`i gjejnë foto nudo të princit. Në të shkuarën disa media do t`i kishin publikuar me shumë dëshirë foto nudo të princit me pretendimin se kjo është në interes të publikut, duke vënë në dukje rrezikun e sigurisë së Prinicit Harry. Por megjithë riskun për cënimin e privatësisë së princit, kjo nuk i ka penguar mediat të flasin në detaje për ngjarjen.
Kjo absolutisht që do të përdoret nga Lord Levenson i cili po harton një raport ku do të përcaktohen qartë rregullorja dhe normat etike të medias në Mbretërinë e Bashkuar, në një botë ku media sociale dhe interneti nuk kanë më kufij. Cilidoqoftë rapoti i Levenson që do të publikohet këtë vjeshtë sigurisht që do të vë një themel të ri argumentesh për kufinjt që duhet të respektojë media.
Fotot janë publikuar nga media amerikane, por jo ajo britanike, edhe pse duket se ato janë shfaqur në një blog politik në MB.
Ish-drejtori ekzekutiv i News of the World i tha BBC-së se ai do t`i kishte publikuar fotot nudo të princit, përpara hetimit Levenson, por ky hetim siç thotë ai ka “ndrydhur” shtypin. “Kjo situatë është gallat, e mirë dhe klasike për mediat”,- ka deklarua ai për BBC. Ai tha më tej se do të kishte patur shumë interes publik mbi fotot e Harry-t dhe se ato nuk do të kishn dëmtuar aspak princin.
/IDEA/