E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vret ish-vjehrrin dhe më pas vetëvritet

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në fshatin Seman të Fierit, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Miço Koçi, 60-vjeç, banues në këtë fshat.

Ai është qëlluar për vdekje nga ish-dhëndri i tij, shtetasi Gentian Nushi, 34-vjeç, i cili më pas ka qëlluar me armë veten, duke ndërruar jetë.

Nga hetimet e para mësohet se burri që kreu aktin, jetonte si emigrant në Greqi, teksa ishte martuar prej disa vitesh me vajzën e 60-vjeçarit.

Çifti kishte dy fëmijë, teksa është divorcuar tre muaj më parë. Kjo duket se ka qenë shkaku kryesore që ka çuar 34-vjeçarin në ndërmarrjen e një akti të tillë, për shkak të grindjeve të vazhdueshme. 

Shtetasi Gentian Nushi, pasi ka qëlluar me çifte disa herë të moshuarin, ka shkuar në banesën e tij, duke e rimbushur armën dhe duke qëlluar veten.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë. Krimet janë shtuar tejet shumë këto muaj, ndërsa ende nuk ka masa drastike nga ana e policisë. /Start/

                                                                                             2012-08-23 12:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›