E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi godet Fierin, 40-vjeçari vret me çifte ish-vjehrrin, më pas vetvritet

Fier-Krimi brenda familjes godet qytetin e Fierit ku një 40-vjeçar ka qëlluar me çifte ish-vjehrrin e tij, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, dhe më pas është vetvrarë.  Mësohet se 65-vjeçari Miço Koçi është qëlluar te dera e shtëpisë nga ish-dhëndri për motive ende të panjohura.

Ngjarja e rëndë është shënuar  rreth orës 11:15 në Seman të Fierit kur i dyshuari për këtë ngjarje, Gentian Nushi ka qëlluar mbi 65-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë menjëherë. Autori është larguar nga vendgjarja fill pas kryerjes së krimit, ka nxituar të shkojë në shtëpinë e tij ku edhe është vetvrarë.

Dy viktimat e këtij krimi banonin pranë njëri-tjetrit. Burime zyrtare bëjnë me dije se Policia e Fierit ka nisur hetimet  për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje që tronditi Fierin mesditën e kësaj së enjteje.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›