E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, grabitet një karburant, plagoset roja

Grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm një karburant në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec ku dy persona të maskuar dhe me armë kanë sulmuar rojen e karburantit dhe më pas kanë grabitur rreth 1 milionë lekë.

Menjëherë roja e karburantit, Albert Hoxhallari është dërguar në spitalin rajonal të Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve si dhe kapjen e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›