E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier/ Tentuan vrasjen e adoleshenteve, dy ne pranga

Dy shoke adoleshente, jane vene ne pranga prej policise pasi kane qene persona te shpallur ne kerkim per "tentative vrasje". Rreth dy jave me pare, Ilvan Zyka dhe Olger Grembi qelluan me arme automatike ne drejtim te dy kundershtareve te tyre, po per fat te mire nuk pati te lenduar. Burime zyrtare bene me dije ndalimin e te dyshuarve 18-vjecare, kurse ngjarja ndodhi ne fshatin Mbrostar Ura e Fierit. Te rinjte kane qene duke pire ne lokalin e fshatit dhe me pas jane perfshire ne nje grindje qe degjeneroi deri ne tentative vrasjeje ndaj Skerdi V., dhe Florian K. Pasi kane kryer krimin te dyshuarit jane arratisur nga vendngjarja, per te rene ne pranga diten e djeshme.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›