Arratiset nga burgu Petrit Çakrri
Nje prej deshmitareve kryesore ne vrasjen e ish deputetetit demokrat Azem Hajdari, Petrit Çakrri, i cili ishte i burgosur ne Shen Koll te Lezhes, ka mundur te arratiset, dhe tashme dyshohet se ndodhet jashte vendit. Petrit Çakrri, 38 vjec, pasi ka marre leje nga drejtoria e burgut, per arsye familjare, nuk eshte kthyer brenda afatit. Deshmitari ne vrasjen e Azem Hajdarit, i cili vuante denimin per mashtrim, ka bere te ditur se nuk do te kthehet me ne burg, edhe pse i kishin ngelur vetem 14 muaj denim. Çakrri eshte arrestuar per here te pare ne vitin 2001 nen akuzen e rrembimit te personit. Ka qene Gjykata e Bajram Currit, qe e ka denuar Petrit Çakrrin me 6 vjet burg. Me pas ai eshte denuar dhe me 6 vjet te tjera, pasi ka mashtruar dhe marre 20 mije dollare nje shtetas qe jetonte me te ne qeline e burgut. Petrit Çakrri ka qene nje nder personat qe ndodhej shume afer vendit, ku u vra deputeti i Partise Demokratike Azem Hajdari. Ai ne deshmine e tij ka thene se vellezerit Ismet dhe Izet Haxhia kane qene te pranishem ne vrasjen e Hajdarit. Policia eshte vene ne kerkim te Petrit Çakrrit, por ende nuk ka asnje te dhene per drejtimin nga ai mund te jete larguar. Çakrri rrezikon 5 vjet burg per shkelje te afateve te lejes se dhene.