E Diel, 1 Nëntor 2026

Administrata “Bush” paditet nga biznesmeni saudit, Yassin Kadi



Biznesmeni saudit, Yassin Abdullah Kadi, regjistroi dje një procedim ligjor kundër administratës së Presidentit Xhorxh W. Bush në Rrethin Gjyqësor të SHBA–së, duke qenë se nga kjo administratë është kategorizuar gabimisht në financimin e terrorizmit dhe për ngrirjen e gabuar të pronave të tij. Fakti bëhet i ditur nga avokatët e sauditit, ndërkohë që padia e z. Kadi, sipas tyre, lidhet me kategorizimin e tij si një “I Identifikuar Veçanërisht si Terrorist Global” (IVTG) nga ana e administratës së Bushit më 12 tetor 2001. Në procedimet e regjistruara dje pretendohet se kategorizimi i tij nga Presidenti Bush ishte i paligjshëm dhe jokushtetues, në shkelje të Amendamentit të Parë, të Katërt dhe të Pestë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Aktin e Pushteteve Ekonomike në Emergjencë dhe Aktin e Procedurës Administrative. Kërkohet që të jepen vendime për anulimin si të kategorizimit të tij si një IVTG dhe të ngrirjes së pronave të tij. Procesi i cili çoi në futjen e z. Kadi në këtë kategori është përshkruar nga një prej zyrtarëve të lartë, i cili ka qenë i përfshirë, David Aufhauser, “si komik”. Z. Aufhauser, ish-këshilltari i Përgjithshëm i Departamentit të Thesarit, gjithashtu ka folur mbi presionin e madh politik ndaj Thesarit të SHBA–së për të përcaktuar financuesit e hamendësuar të terrorizmit të Al-Kaedës përpara se Presidenti Bush të shpallte “luftë kundër terrorizmit”, duke e përshkruar procesin se kishte ndodhur në këtë mënyrë: “Ne thjesht përfshimë në listë sa më shumë të dyshuar që të ishte e mundur prej të dyshuarve të zakonshëm dhe thamë, le të ngrijmë një pjesë të pronave të tyre”. Një javë pas futjes në këtë kategori të z. Kadi prej Presidentit Bush, administrata e SHBA–së e futi atë në këtë kategori anembanë botës me anë të Kombeve të Bashkuara. Që atëherë, pronat e z. Kadi janë të ngrira në të gjithë globin dhe të gjitha përpjekjet për ta hequr këtë kategorizim janë bllokuar nga qeveria e SHBA–së. Megjithatë, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 7 vjet, as Shtetet e Bashkuara dhe as ndonjë shtet tjetër në botë nuk ka ngritur akuza penale të asnjë lloji kundër z. Kadi. Për më tepër, hetimet e pavarura nga autoritetet e Prokurorisë së Zvicrës, Turqisë dhe Shqipërisë ndaj z. Kadi pas shfaqjes së tij në “Listën e Bushit” kanë pushuar mbi bazën se ata nuk gjetën prova për të mbështetur ndonjë prej pretendimeve ndaj tij, ndërsa vetë z. Kadi ka qenë në gjendje të demonstrojë se të gjitha dhe secila prej pretendimeve që lidheshin me të, të cilat janë udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, janë plotësisht të pabazuara. Në shtator 2008 të 14 gjykatësit e Dhomës së Lartë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dënuan sistemin e kategorizimit, duke vendosur se futja në listë e z. Kadi nga Bashkimi i Evropës në vazhdim të kategorizimit nga Kombet e Bashkuara ishte i paligjshëm dhe shkelte të drejtat e tij themelore të njeriut për pronën, për t’u dëgjuar në mënyrë të paanshme dhe për një shqyrtim gjyqësor efektiv. Z. Kadi tani kërkon kompensim ekuivalent nga gjykatat e Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›