Arratiset nga komisariati dhe riprangoset i riu

Protagonisti i ngjarjes, Selim Rama, i cili eshte i njohur si kontingjent per policine e Tiranes, kishte disa dite qe behej shqetesues ne ambientet e jashtme te shkolles se Yzberishtit. 20-vjecari Rama, i cili ka qene i denuar me pare per kanosje, ka dale xhiro te shkolla e mesme e Yzberishtit, ku edhe jeton.
Aty ka filluar te shqetesoje me fjale disa gjimnaziste dhe per kete eshte vene ne dijeni nje punonjes i policise, i cili ishte me detyre ruajtjen e rendit dhe qetesise ne shkolle. Pas nje debati te ashper, punonjesi i policise ka thirrur perforcime, duke bere te mundur shoqerimin e te riut ne ambientet e Komisariatit te Policise nr. 6.
Por gjate kohes se pritjes se oficerit te policise gjyqesore, i cili do te merrte deklaraten e te riut ne lidhje me konfliktin te shkolla, 20-vjeçari ka thurur planin per t‘u arratisur. Menjehere ne komisariat eshte
dhene alarmi dhe jane nisur patrullat per gjetjen e te arratisurit. Policia e Kombinatit ka rrethuar gjithe zonen dhe pas rreth nje ore kerkimi, ka mundur te gjeje te riun.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code