Rama, asnje pergjigje per ftesen e Metes per takim

Burime nga PS-ja bene te ditur se nuk do te kete asnje pergjigje zyrtare per ftesen publike te bere nga kryetari i LSI-se derisa kryetari i PS-se, Edi Rama se bashku me strukturat te marre nje vendim konkret.
Pas kthimit per shqyrtim ne Kuvend te projektligjit te Kodit te ri Zgjedhor nga Presidenti i Republikes, kryetari i LSI-se Meta ka shtrire i pari doren e bashkepunimit ndaj kryetarit te PS-se, Edi Rama, duke i kerkuar nje takim. Nga Mati ku ish-kryeministri Meta ndodhej per nje takim me simpatizantet e partise se tij eshte shprehur se ne emer te garantimit te standardeve nderkombetare per realizimin e ketyre zgjedhjeve te ndershme, te lira dhe te barabarta, do t‘i jape edhe nje mundesi zotit Rama qe te reflektoje, duke i kerkuar atij per t‘u takuar dhe per t‘i ndare nga afer edhe nje here keto principe me te.
Marredheniet mes dy partive kane muaj qe nuk jane te mira duke krijuar here pas here dallge te forta akuzash ndaj njera-tjetres.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code