E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisja arrestime ne Burgun 313

/ /

Shefi i policise se burgut u arrestua bashke me nje specialist te sigurise ndersa jane derguar per ndjekje penale edhe tre police te rolit baze qe ishin ne detyre ne momentin kur ndodhi ngjarja. Ende pa kaluar 24 ore nga arratisja e ndodhur ne burgun 313 Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Burgjeve nxori pergjegjesit e ngjarjes. Sipas hetimit shefi i policise se burgut Kamber Hoxha dhe specialisti Eqerem Disha kane kryer vepren penale te shperdorimit te detyres. Ata u arrestuan ne flagrance nderkohe qe filloi procedimi penal ne gjendje te lire per Xhevat Hidrin Frrok Binakun dhe Dritan Ramen. Keta tre te fundit ishin ne detyra te ndryshme brenda burgut ne momentin kur ndodhi arratisja e Ajet Markajt. Mes te ndeshkuarve ndodhen edhe dy policet njeri qe tentoi te ndalonte 20-vjecarin kur po ngjitej ne murin rrethues te burgut dhe tjetri polici qe qelloi 26 here me arme ne ajer pasi konstatoi arratisjen. Zyrtarisht Policia e Tiranes u shpreh dje se te arrestuarit akuzohen se nuk kane marre masat e nevojshme per te parandaluar arratisjen. Sipas policise zyrtari i sigurise se burgut shtetasi Kamber Hoxha dhe specialisti Eqerem Disha kane lejuar qe tete te denuar te luanin futboll ne ambientet e ajrimit duke u ruajtur nga nje polic i vetem.
HETIMI
Menjehere pas arratisjes se ndodhur te enjten ne Burgun 313 nje grup hetimi beri keqyrjen e vendit te ngjarjes. Ky grup mori ne pyetje punonjesit e policise qe ishin ne sherbim duke percaktuar edhe menyren si ishin vendosur policet ne burg ne momentin kur ndodhi arratisja. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve dhe Policia e Tiranes njoftuan dje zyrtarisht se duke u bazuar ne veprimet procedurale u provua se pergjegjesi i sigurise se Burgut 313 Kamber Hoxha dhe specialisti i trupes se regjimit te brendshem Eqerem Disha kane shperdoruar detyren. Tete te paraburgosur ishin nxjerre te luanin futboll ne ambientet e ajrimit nderkohe qe ruheshin nga nje polic i vetem kur ne fakt duhej qe ne vendroje te ndodheshin te pakten dy efektiva. Grupi hetimor konstatoi gjithashtu se reagimi i menjehershem i punonjesve te policise dhe shkrepja e armes 26 here nuk beri te mundur neutralizimin e te paraburgosurit. Per kete arsye ndaj policeve te sherbimit Xhevat Hidri Frrok Binaku dhe Dritan Rama filloi procedim penal dhe do te hetohen ne gjendje te lire per shperdorim detyre. Hetimi i arratisjes

TE ARRESTUAR
1. Kamber Hoxha pergjegjesi i sigurise se Burgut 313
2. Eqerem Disha specialisti i trupes se regjimit te brendshem ne Burgun 313

NE HETIM
1. Xhevat Hidri polic i rolit baze ne Burgun 313
2. Frrok Binaku polic i rolit baze ne Burgun 313
3. Dritan Rama polic i rolit baze ne Burgun 313

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›