E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata nderron avokatin e Prudentinos shtyhet gjyqi

VLORE - Mungesa e avokatit shtyu serish procesin gjyqesor ndaj bosit te organizates mafioze italiane Sacra Corona Unita Albino Prudentino. Avokati i Prudentinos Ferdinand Ndoi e ka justifikuar mungesen e tij ne seance duke u shprehur se nuk kisha marre asnje njoftim per mbajtjen e procesit. Por trupi gjykues e hodhi poshte pretendimin e tij duke i bere te ditur se ishte njoftuar zyrtarisht dhe se ai kishte marre njoftim qe ne seancen e meparshme. Ne keto kushte Gjykata e Vlores vendosi te nderroje avokatin mbrojtes te shtetasit italian duke e caktuar ajo vete sipas ligjit. Keshtu vendin e avokatit Ferdinand Ndoi e zuri mbrojtesi i ri i Prudentinos Arjan ela. Ai do ta mbroje ne seancat ne vazhdim te arrestuarin por me pare do te njihet me dosjen. Ne seancen e djeshme do te shqyrtohej masa e ekstradimit te Prudentinos nga Shqiperia per ne Itali sipas kerkeses se drejtesise se ketij shteti. Gjykata me pare ka marre ne shqyrtim kerkesen e drejtesise italiane per ekstradimin e tij brenda 40 ditesh por edhe pse ka kaluar ky afat perseri Prudentino nuk eshte ekstraduar. Burime nga gjykata bene te ditur se afatet per ekstradimin e tij jane brenda normave pasi ligji i lejon hapesirat deri ne tre muaj. Ne seancen e djeshme do te merrej vendimi per masen e ekstradimit brenda afatit tremujor. Gjithashtu do te zhvillohej edhe seanca e vleresimit te mases se bllokimit te prones se Prudentinos nje kompjuter dhe kartat telefonike te cilat i jane bllokuar ne kohen qe u arrestua ne shtepine e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›