Polici i rreme vidhte qytetaret arrestohet per trafik femrash
TIRANE - Nje person i shpallur ne kerkim per trafik femrash per prostitucion si dhe per gjobevenie u arrestua dje nga policia e Tiranes. Oficeret e Seksionit Kunder Trafiqeve te Paligjshme kane vene ne pranga dje ne mengjes 25-vjecarin Kudusi Oka. Arrestimi i tij eshte kryer pasi per te ishte leshuar nje urdher ndalimi nga Prokuroria e Krimeve te Renda qe prej muajit korrik 2010. Policia tha se ndaj Kudusi Okes u vendos ne mungese masa e sigurise arrest me burg me 20 korrik 2010 per akuzat marredhenie seksuale me dhune me te mitura ne nje rast marredhenie seksuale me dhune me te rritura ne dy raste si dhe trafik te femrave me qellim prostitucionin. Burime nga Policia e Tiranes thane se i arrestuari ishte personi i katert i grupit te trafikanteve te arrestuar gjate operacionit te koduar Premtimi te cilet kishin planifikuar trafikimin e tri vajzave njera prej tyre e mitur. Vajzat do te trafikoheshin ne Kosove ku planifikohej te shfrytezoheshin per prostitucion. Njekohesisht Kudusi Oka ishte nje personazh i njohur per policine e kryeqytetit pasi ne vitin 2008 ka qene i arrestuar per mashtrim. Sipas hetuesve Oka ne ate kohe 23 vjec u arrestua pasi dyshohej se vidhte banore te Tiranes duke u prezantuar si punonjes i policise. Duke u hequr si punonjes policie i riu ndalonte per kontroll qytetare te ndryshem ne periferi te kryeqytetit dhe u marrte atyre sende personale si portofola dhe telefonat celulare me pretendimin per te kryer verifikime por nuk ua kthente me. Pasi ka perfunduar denimin per vepren penale te mashtrimit dhe u lirua nga burgu Kudusi Oka sipas policise vazhdoi nje aktivitet tjeter te jashteligjshem trafik femrash per te cilin u shpall ne kerkim dhe dje u arrestua. Ne operacionin Premtimi te dates 18 korrik 2010 zyra e hetimit te trafiqeve ne kryeqytet pas nje urdhri te leshuar nga Prokuroria se Krimeve te Renda prangosi 3 persona Zylyftar Taren Ilir Saracin dhe Agron Sinanin si dhe shpalli ne kerkim Kudusi Oken. Ata dyshoheshin per perdhunimin e nje te miture dhe dy vajzave te tjera qe me pas do shiteshin per prostitucion ne Kosove. Arrestimi i te dyshuarve u kryer pas kallezimit te bere nga tri vajzat nje lezhjane 20 vjece me inicialet J.U. dhe dy motrave nga Elbasani me inicialet M.H. 19 vjece dhe R.H. 16 vjece qe mbaheshin nga te arrestuarit ne nje hotel te Shkolla e Bashkuar ne Tirane.