Arratisja, në pranga dhjetëra zyrtarë nga Burgu i Burrelit
Skandal në Burgun e Burrelit, pas arratisjes së dy të dënuarve me burgim të përjetshëm. Policia dhe prokuroria lokale kanë vërtetuar se Fran Marashi dhe Prenk Lleshi kanë bashkëpunuar me zyrtarët e burgut, duke paguar ryshfet në këmbim të lirisë. Pas zbardhjes së skandalit, një valë arrestimesh ka prekur burgun. Në prangat e policisë lokale kanë përfunduar pesë zyrtarët më të lartë. Ata janë drejtori Eduart Brahimlika, shefi i regjimit të jashtëm Kadri Domi, shefi i policisë së burgut Thanas Rumniçi, shef i regjimit të brendshëm Luan Hyska dhe përgjegjësi i informacionit Kujtim Laçi. Burime zyrtare nga Policia e Dibrës thanë për gazetën "Shqip", se akuza që rëndon ndaj krerëve të burgut është "shpërdorim detyre". Arrestimet kanë vijuar edhe për katër punonjësit e policisë që shërbenin pranë burgut: Ervin Heta, Ardian Ruka, Fiqiri Ceni dhe Fatmir Domi.
"Fshehën arratisjen"
Të burgosurit Fran Marashi dhe Prenk Lleshi kishin prerë hekurat e banjës që në orën 11:00 të së shtunës, ndërsa gardianët që e kishin kuptuar këtë gjë e kishin mbajtur të fshehtë. Pas hetimeve të kryera dje nga Prokuroria e Burrelit, policia gjyqësore e këtij qyteti dhe Kontrolli i Shërbimit të Brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme vërtetuan se hekurat e banjës prej nga u arratisën të burgosurit ishin prerë në orën 11:00 paradite, ndërsa gardianët që e kishin kuptuar këtë gjë e kishin mbajtur të fshehtë. Ndërkohë, edhe polici që bënte roje në kullën e burgut nuk kishte reaguar, pasi kishte parë dy të burgosurit që kacavirreshin nëpër mur dhe të kalonin edhe pengesën me tel me gjemba. Vetëm pasi dy të dënuarit e rrezikshëm kishin kaluar rrugicën jashtë burgut, gardianët kanë vënë alarmin për arratisjen.
Ndërkohë rreth 70 të burgosur, 33 prej të cilëve me burgim të përjetshëm dhe të tjerët nga 25 vjet heqje lirie, kishin planifikuar për t‘u arratisur nga burgu i Burrelit. Informacioni për një plan të tillë arratisjeje të përbashkët është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Matit. Menjëherë pas zbulimit të këtij plani kanë vijuar një seri arrestimesh në personelin administrues të Burgut të Burrelit.
"Një makinë për të dënuarit"
Zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zbarkuar në qytetin e Burrelit për të hedhur sadopak dritë mbi mënyrën e arratisjes së dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, ndërsa janë "prerë kokat e para". Në bashkëpunim me strukturat e policisë dhe prokurorisë lokale është bërë e mundur zbardhja e të gjithë ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se në arratisje ka "gisht" edhe drejtori i burgut, Eduart Brahimlika, i cili është arrestuar pasditen e djeshme. Nga ana tjetër, ekspertët, të cilët janë duke hetuar për mënyrën e arratisjes, kanë zbuluar edhe mjetin që ka shërbyer për të prerë hekurat e banjës së burgut. Ka qenë një fije e hollë çeliku që përdoret për të prerë hekurat, ajo që u ka dhënë lirinë prej 30 minutash Fran Marashit dhe Pashk Lleshit. Ndërkohë, Policia e Burrelit dyshon se mjeti prerës është futur në burg me dijeninë e zyrtarëve më të lartë të burgut. Megjithatë, të dhënat janë në fazën fillestare dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila u dha lirinë 30-minutëshe dy të dënuarve me burgim të përjetshëm. Burime brenda grupit hetimor bëjnë të ditur se në fshatin Zenisht, ku u kapën të dënuarit, i priste një makinë që do t‘i largonte. Faktet janë zbuluar nga banorët e zonës, si dhe nga oficerët e policisë lokale. Megjithatë, deri dje pasdite nuk kishte informacione nëse është ndaluar ndonjë bashkëpunëtor i dy të dënuarve me burgim të përjetshëm.
Ryshfeti i zyrtarëve
Një grup hetuesish nga Prokuroria e Burrelit, e cila po ndihmohet edhe nga policia lokale, gjatë ditës së djeshme kanë shoqëruar dhjetëra punonjës të burgut në polici. Pas deklarimeve u prenë fletë-arrestet për pesë zyrtarët më të lartë, ndërsa të tjerë janë në hetim. Burime thanë se akuza që rëndon ndaj tyre është "shpërdorim detyre", pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre u kanë "falur" lirinë dy të dënuarve me burgim të përjetshëm. Nga informacionet paraprake dyshohet se zyrtarët e burgut dhe punonjësit e policisë të arrestuar kanë përfituar një shumë të konsiderueshme parash. Ekspertët kanë zbuluar edhe planin e arratisjes së Fran Marashit e Preng Lleshit. Një bashkëpunëtor i tyre ishte bërë ndërmjetës me drejtorin e burgut dhe me shefin e policisë për lirimin e tyre, duke paguar edhe ryshfetin përkatës. Megjithatë, në pamundësi të faktimit të të dhënave, policia është mjaftuar për zyrtarët e burgut me akuzat e shpërdorimit të detyrës, ndërsa do të jenë hetimet e mëtejshme që do të vërtetojnë edhe dyshimet përkatëse.
Policia
"Të dënuarit me dy celularë
dhe një bllok me numra telefoni"
Pas arratisjes së dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, grupi hetimor po punon për të zbardhur rolin e tyre. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në orën 16:35, kohë kur Drejtoria e Burgut të Burrelit njoftoi policinë se dy të dënuar me burgim të përjetshëm janë larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Komisariati i Policisë së Matit ka bërë të mundur përcaktimin e zonës ku dyshohej se fshiheshin dy të burgosurit e arratisur. Pas një operacioni të mirorganizuar në luginën e Matit, është bërë i mundur në një kohë shumë të shkurtër (30 minuta) arrestimi i dy personave të arratisur, të cilët kishin një rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në momentin e arrestimit, policia u sekuestroi atyre dy telefona celularë, si dhe një bllok me numra telefoni. Dy të dënuarit kanë mundur të presin hekurat e njërës nga banjot dhe më pas të largohen jashtë vendit të vuajtjes së dënimit. Fran Marashi, 30 vjeç dhe Preng Lleshi, 34 vjeç, janë dënuar respektivisht me burgim të përjetshëm. Ata, së bashku edhe me persona të tjerë, në 17 qershor të vitit 1997, në Urën Vajgurore, pranë Beratit, kanë vrarë me armë zjarri policët Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami dhe Ilia Bano dhe kanë plagosur rëndë policët Thimi Tanku e Ylli Dhamo. Pas ngjarjes, Marashi ishte larguar jashtë vendit dhe ishte fshehur në Itali, deri në vitin 2006, kur është kapur nga policia e shtetit fqinj dhe është ekstraduar në Shqipëri, për t‘u dërguar më pas në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, prej nga ku u arratis dje për rreth 30 minuta, së bashku me Lleshin.
Arrestimet
Burgu i Burrelit
Eduart Brahimlika, drejtori i Burgut të Burrelit "shpërdorim detyre"
Kadri Domi, shefi i regjimit të jashtëm të Burgut të Burrelit
Thanas Rumnici, shef i policisë së burgut
Luan Hyska, shef i regjimit të brendshëm
Kujtim Laçi, përgjegjës i informacionit në Burgun e Burrelit
Punonjësit e policisë
Ervin Heta
Ardian Ruka
Fiqiri Ceni
Fatmir Domi
I shoqëruar
Shyqyri Dushku, ish-drejtori i Burgut të Burrelit