E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, alkooli, vdes një marinar italian, tjetri në koma

Janë paraqitur në gjendje të rëndë dy marinarë italianë, të cilët punojnë për një anije, e cila tregton frutat e detit në Vlorë. Francesco Voglia dhe Emiliano Giuliano, respektivisht 35 dhe 27 vjeç, të dy nga Bari kanë konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli. Si rezultat, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, 35-vjeçari Voglia dhe tjetri, 27 vjeçari Giuliano është ende në reanimacion në mbikëqyrje të mjekëve.

Marinarët kishin zbarkuar ditën e djeshme pas 5 ditësh peshkimi në brigjet e Adriatikut. Ata peshkonin në këto ujëra dhe më tej tregtonin frutat e detit në Vlorë. Pasi kishin zbarkuar në triport, marinarët kishin dalë për të festuar zbarkimin dhe peshkimin e mirë, pasi kishin ngrënë peshk të shoqëruar me verë, sasi të cilat njëri prej të mbijetuarve Emiliano Giuliano, 27 vjeç nga Bari, nuk i mbante mend.

Ai tregon se pas darkës në një nga restorantet e zonës së triportit, ata i janë drejtuar hotelit ku akomodoheshin dhe aty kishin porositur në dhomë birra dhe Jack Daniel‘s. Sipas të mbijetuarit, ka qenë duke hyrë në dush kur është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat. Ai s‘kishte dijeni për gjendjen e 35-vjeçarit Francesco Voglia, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e një intoksikimi nga alkooli i shumtë i konsumuar.

Mjekët thonë se 27-vjeçari Giuliano, momentalisht është në gjendje të përmirësuar, ai është koshient dhe jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht, policia po heton për ngjarjen, të dy marinarët italianë kanë pirë alkool në të njëjtat vende dhe kanë konsumuar të njëjtin alkool dhe ushqim, që përmblidhet në peshk dhe verë, në një nga restorantet e triportit dhe pica, birra dhe Jack Daniel‘s në hotelin ku akomodosheshin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›