Qeveria bllokoi fondet per sigurine e lumenjve

Ne nje raport te detajuar te Ministrise se Bujqesise qe mbulon edhe sektorin e kanalizimeve per ujitje kullimin dhe mbrojtjen nga permbytjet permes Bordeve te Kullimit thuhet se ne qershor u vendos te shkurtoheshin 676 milione leke nga buxheti i ministrise.
Reduktimi i fondeve preku ne menyre te ndjeshme dy programet qe mbulonin direkt sigurine e lumenjve duke mundesuar rreth 125 milione leke me pak investime per argjinatura te reja te ndertuara dhe te rikonstruktuara.
Sikurse te mos mjaftonte shkurtimi i buxhetit per investime ne keta sektore Kryeministri Sali Berisha merr nje vendim te posacem qe ndalonte te gjithe tenderet pas dates 1 gusht.
Ky vendim preku edhe planet e investimeve per argjinaturat e lumenjve perfshi edhe ato te Veriut qe sot gjenden ne situate kritike duke permbytur zona te tera.
Ministria e Bujqesise pranon se pas shume negociatash me Ministrine e Financave u be i mundur zhbllokimi i fondeve te pakten per zonat ne Veri per ti hapur rruge investimit te tyre.
Ne raportin e monitorimit te buxhetit per vitin 2010 zyrtaret e ministrit kompetent Genc Ruli duke sqaruar vendimin per rishikimin e buxhetit pas bllokimit te fondeve deklarojne se keto ndryshime kane te bejne me heqjen e disa objekteve dhe futjen per financim te disa objekteve te tera qe kapin vleren 108 milion leke dhe i perkasin nderhyrjeve emergjente ne zonen e Shkodres.