E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisje spektakolare nga Komisariati. 25-vjecari po merrej në pyetje, hidhet nga kati i 3-të

TIRANE-Një arratisje spektakolare ka ndodhur mbrëmjen e sotme nga Komisariati numër 1 në Tiranë. Orges Milo, 25-vjeç është hedhur nga kati i tretë i komisariatit numër 1 Tiranë, ka kapërcyer murin rrethues me kangjella dhe është arratisur drejt rrugës Hoxha Tahsim. 

25-vjecari i arrestuar një ditë më parë për vjedhje ishte ne pritje të urdhër arrestit, nga organet kompetente dhe po mbahej ne Komisariatin numer 1.  

Mbrëmjen e sotme i riu po merrej në pyetje nga Prokurori, ku papritu eshte cuar nga karrigia dhe është vetëhedhur nga kati i tretë duke hhabitur të gjithë. 

Policia është vënë në ndjekje, ndërkohë ende nuk dihen detaje te plota te ngjarjes. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›