DASH: Shqipëria, vend burimi për trafikimin e qenieve njerëzore
Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar raportin për trafikimin e qenieve njerëzore për 2013, Shqipëria cilësohet si një vend burimi për burra, gra dhe fëmijë të cilët i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar.
Viktimat shqiptare trafikohen kryesisht si brenda vendit ashtu edhe në vende si Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Shumë gra janë viktimë e trafikimit pasi pranojnë oferta punësimi si kamerierë, bariste, kërcimtare ose këngëtare në vendet fqinje, veçanërisht në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni.
Gjatë vitit janë identifikuar viktima të trafikimit për punë edhe nga Filipinet. Fëmijët shqiptarë detyrohen të lypin si edhe për forma të tjera pune të detyruar. Disa vajza shqiptare bëhen objekt i trafikimit me qëllim shfrytëzimi seksual apo punë të detyruar pas martesave me mblesëri.
Departamenti amerikan i shtetit kritikon qeverinë shqiptare qe sipas tij nuk i përmbush plotësisht kushtet minimale për eliminimin e trafikimit, por citon nga ana tjetër se kjo qeveri po merr masa të konsiderueshme për ta bërë këtë. Qeveria nuk mundi të paraqiste prova për shtimin e përpjekjeve në shqyrtimin e trafikimit të qenieve njerëzore, qeveria ka financuar në masa modeste OJQ të cilat ofronin shërbime për viktimat e trafikimit. Raporti citon se gjyqtarët kanë përdorur qasje me orientim ndaj viktimave gjatë proceseve gjyqësore.
Nga ana tjetër qeveria uli numrin e shkelësve të ligjit që janë hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar për trafikim. Autoritetet shqiptare vazhduan të ndiqnin penalisht dhe të dënonin viktimat për vepra të paligjshme . Ndërsa ndihma për fëmijët viktima të trafikimit nuk ishte e qëndrueshme. Qeveria e Shqipërisë vihet ne kritika dhe për faktin tjetër se pakësoi përpjekjet për zbatimin e ligjit kundër trafikimit gjatë vitit të kaluar.
(a.k/BalkanWeb)