E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisjet e bujshme te Dritan Dajtit

Njeriu me i kerkuar i Interpol Tiranes, arrin te arratiset per 6 vjet dhe te fshihet nga policia, megjithese jetonte ne nje hapesire prej 40 kilometrash, nga kryeqyteti ne Durres. Dhe pikerisht strehimi i fundit i Dritan Dajtit ka qene ne pisten "Iliria", vetem 300 metra nga vilat qeveritare. Per pak sa nuk ka realizuar edhe arratisjen e trete te bujshme, por bresherite e armeve te policise, e penguan ne momentin e fundit ish-studentin e Juridikut.

Arratisja e pare

Dritan Dajti u largua ne menyre spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykates se Tiranes, me 17 nentor 2003, pak minuta para se te fillonte seanca kunder tij, per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, pronar i "Besa Konstruksion". Krimi dyshohet se ka ndodhur me vitin 1999 pas nje konflikti per pronesi, pasi para shtepise se Dajtit po ngrihej nje pallat i ri nga viktima. Nga hetimi rezultoi se gjithcka ishte e planifikuar. Dajti arriti te marre nje pistolete ne banjen e gjykates, teksa kishte kerkuar te kryente nevojat personale si kamuflim, ku mendohet se ishte vendosur me pare nga miqte e tij. Me kete pistolete, ai iu drejtua policeve te toges, qe kishin per detyre ta ruanin dhe qelloi disa here ne ajer. Por nuk ngurroi qe pistoleten t'ia drejtonte edhe prokurorit, qe ne ato moment po behej gati per t'u futur ne sallen e gjyqit. Dajti u arratis me pranga ne duar. Doli nga dera kryesore e gjykates dhe ndonese u rrezua nje here, policia nuk mundi ta neutralizoje. Ai hipi ne nje motor, qe drejtohej nga nje person tjeter i cili e priste para portes se rrethimit te gjykates. Motori u largua drejt Drejtorise se Policise se Tiranes duke humbur gjurmet, ndersa nje person tjeter ende i paidentifikuar, qelloi disa here me pistolete ne ajer ne anen tjeter te rruges, me qellim terheqjen e vemendjes se policise. Gjykata e kishte denuar me 20 vjet heqje lirie, krim dhe akuze qe nuk e kishte pranuar asnjehere, duke pretenduar shkelje te renda ligjore. Dajti u gjykua edhe per vepren penale te largimit nga vendi i vuajtjes se denimit dhe eshte denuar me 9 vjet burg ne mungese.

Arratisja e Dyte

Mund te konsiderohet operacioni i pare i deshtuar bujshem, per kapjen e te arratisurit Dritan Dajti. Megjithese jane kapur tre persona te dyshuar, mes te cileve Emiliano Shullazin dhe nje shtetas italian, agjentet arriten te kuptonin se te shpetuarit e medhenj ne Durres ishin Dritan Dajti dhe Ilir Borova. Te dyshuarit udhetonin me dy makina, nje nga te cilat u largua nga vendngjarja. Durresi ka qene edhe qyteti ku Dajti fshihej me teper, megjithese shpesh ishte besuar se ai fshihej jashte vendit qe prej vitit 2003. Dritan Dajti eshte dyshuar edhe per atentatin e deshtuar ne hyrje te TV "Arberia" ne qender te kryeqytetit ish-godina e Pallatit te Kultures, ndaj te ndjerit Vajdin Lame, qe u vra ne nje atentat te dyte. Presidenti i Boksit u qellua me bresheri, por arriti te shpetonte me plage te lehta ne tetor te vitit 2004. Pak muaj me pas, ne 20 mars 2005, policia kapi Emiliano Shullazin, i cili qarkullonte me pseudonimin Ervin Banaca, italiani ish-kapiten i "La Vikinga", Corvino Claudio, nga Lece, kunati i tij Landi Baci.

Shmangia nga kontrolli ne postbllokun e ngritur ne nje nga kryqezimet e Durresit, ka bere qe ne nje automjet, me targa te huaja AT 347XV, te bllokohen dhe kater arme zjarri, si dhe u shpallen ne kerkim dy persona te tjere. Policia identifikoi edhe emrat e dy personave te tjere, Elidon R., dhe Arlind D., po nga Tirana, qe u shpallen ne kerkim.

Policia ka gjetur ne makine nje pistolete "Bereta", e kalibrit 9 mm me 14 fisheke, nje pistolete "Clok", e kalibrit 9 mm, me 17 fisheke, nje "Zastava" e kalibrit 7.65 mm dhe pistolete belge 9 mm, dy prej te cilave kishin fisheke ne goje. Krahas kater pistoletave, policia ka sekuestruar edhe nje radio dore, tip ICOM, ne te cilen ishin regjistruar edhe kanale, me te cilat punon Policia e Shtetit. Materialet e sekuestruara nga policia dhe shmangia nga kontrolli ne postbllok kane vene ne dyshim blute. Pronari i firmes se ndertimit, Landi Baci, si dhe italiani Corvino Claudio kane mberritur nga Italia ne Rinas dhe qe andej ata kane udhetuar drejt Durresit.

Toga e shoqerimit

Arratisja nga Gjykata e Tiranes, i ka kushtuar arrestimin gjashte efektiveve te toges se shoqerimit, qe pergjigjeshin per sigurine dhe ruajtjen e te arrestuarit per akuzen e vrasjes. Ndaj tyre u ngrit akuza e "shperdorimit te detyres dhe paaftesise ne ushtrimin e saj". Tre prej policeve u liruan pas mases se sigurise, kurse te tjeret u gjykuan.

2006

Tritol ne hotelin e familjes Beqa

Konfliktet mes familjeve Dajti-Beqa, jane shtuar pas ngjarjes se ndodhur ne vitin 1999. Kercenime dhe atentate me eksplozive te deshtuara nga te dyja palet, kane ndodhur pergjate ketyre dhjete viteve. Rreth 200 gr tritol jane hedhur ne veranden e hotelit te Besnik Beqajt, pronarit te "Besa Konstruksion" dhe vellait te tij Agimit, gjate vitit 2006. Si pasoje e shperthimit ne hotel jane shkaktuar deme te konsiderueshme, por fatmiresisht nuk ka pasur viktima. Si i dyshuar per krimin u deklarua i arratisuri Dritan Dajti, qe akuzohet per vrasjen e Agim Beqas, vellait te Besnikut.

Dy arrestimet e Sokol Dajtit

Vellai i Dritan Dajtit, eshte arrestuar dy here nga Policia e Tiranes per akuza te ndryshme. Ndalimet e Sokol Dajtit, jane bere vitin e kaluar ne Vlore dhe kryeqytet. Ndaj 33-vjecarit jane ngritur akuzat e "vjedhjes se mjeteve motorike" dhe te "kanosjes me arme zjarri". Ngjarja e fundit ka ndodhur ne ambientet e nje lokali ne rrugen "Haxhi Hysen Dalliu" ne Tirane, kur Sokol Dajti ka tentuar te vrase 18-vjecarin Olsi Hoxha. Krimi eshte parandaluar nga efektivet e Patrulles se Pergjithshme qe gjendeshin aty prane. Mes dy te rinjve ka pasur nje konflikt per motive te dobeta, kurse Dajti ka qene nen efektet e alkoolit. Ne cilesine e proves materiale, iu sekuestrua pistoleta tip "TT" dhe nje gezhoje, ndersa gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij, u gjeten 80 cope fisheke dhe 4 shashka.

Eksplozivi ne familjen Beqa

Kater vjet pas vrasjes misterioze te biznesmenit Agim Beqa, pronar i firmes se ndertimit "Besa Construksion", ne deren e shtepise se familjes, ne rrugen "Mihal Grahameno" eshte vendosur nje sasi eksplozivi. Ngjarja eshte regjistruar me date 20 mars 2003, ora 21:00, pak muaj para arratisjes se Dritan Dajtit, i akuzuar per vrasjen e biznesmenit. Eksplozivi ishte vendosur ne nje qese plastmasi, ku ishte futur edhe nje granate mbrojtese mesimore. Dritan Dajti ishte i akuzuar per vrasjen e Beqes, ndersa ky i fundit punonte per ndertimin e nje pallati, prane shtepise se te akuzuarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›