Tre ore ne sallen e operacionit, Dajti niset me urgjence ne Spitalin Ushtarak
Tre ore ka zgjatur qendrimi i Dritan Dajtit ne spitalin e Durresit, ku iu nenshtrua nje operacioni per heqjen e plumbave dhe kurimin e plageve. Nen masa te larta sigurie, policet e vendosur me sherbim ne kete spital, nuk kane lejuar askend te hynte ne sallen e reanimacionit apo urgjence. Madje larg, jane mbajtur edhe te afermit e 39-vjecarit Dajti, bashkeshortja dhe familjaret. Mjeket thane se i dyshuari per vrasjen e kater policeve ka plage plumbash ne dore, kembe, bark dhe shpine por qe nuk i rrezikojne jeten. Pas tre oresh nderhyrjeje kirurgjikale, 39-vjecari eshte marre rreth ores 17:20 ne dorezim nga forcat speciale te RENEA-s me qellim transportimin drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes per mjekim me te specializuar. Tre makina te specialeve kane shoqeruar ambulancen e spitalit te Durresit per arsye sigurie dhe per te shmangur cdo nderhyrje te paparashikuar. Dajti eshte nxjerre me barrela nga spitali dhe infermieret, e kane futur ne ambulance. Per pese te vdekurit, mes te cileve 4 police, mjeket thane se mbajtja ne jete e tyre ka qene e pamundur, pasi 3 prej tyre kishin mberritur ne vdekje klinike dhe kishin marre plumba ne organet jetesore.