E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisjet ne dy dekada

E premte 10 Shkurt 2012 2033

GJYKATA E LARTELuan Hoxha nuk eshte i vetmi ish-zyrtar i larte i cili preferon largimin nga Shqiperia per sa kohe qe rrezikon nje denim me burg. Historia e arratisjeve daton qe ne fillimet e demokracise ku pas kercenimeve te shumta dhe presioneve nga pushteti u largua per ne ShBA ish   -kryetari i gjykates se Kasacionit sot gjykata e larte Zef Brozi.

Pas tij edhe zyrtare te tjere madje dhe prokurore preferuan largimin per tu rikthyer vite me pas kur figura e tyre ishte rehabilituar. Pas ngjarjeve te 97-es u larguar drejt ShBA-ve ish-ministri i brendshem Belul Celo. Pas tij iken edhe ish-shefi i SHIK-ut Bashkim Gazidede ne Turqi si dhe ish-zevendesdrejtori i pergjithshem i policise Agim Shehu. Largimin nga Shqiperia ne ShBA e zgjodhi si rrugezgjidhje ne vitin 1998 dhe Fatos Dervishi ish-zevendes prokuror i pergjithshem i cili kishte hetuar ceshtjen Nano apo ate te grupit te 5 minoritareve. Ne te njejtat gjurme levizen edhe dy prokuroret e dosjes Hakmarrja per drejtesi Alban Kalaja dha Andrea Thomallari te cilet deklaruan me vone se ndiheshin te kercenuar. Nder te larguarit e shumte pergjate ketyre viteve jane edhe ish-ushtarake te larte si ish-shefi i shtabit te pergjithshme te ushtrise ne vitin 1997 Adem Copani. Te njejtin veprim ndermori edhe Armando Vincani ish-zevendesshef i shtabit te pergjithshem. Por ikjet jashte kufijve si shpetim nga kercenimet presionet dhe ndeshkimit te mundshem te drejtesise kane prekur edhe politiken. Rasti me kryesor mbetet ai i ish-kryetarit te partise demokratike Eduart Salami qe aktualisht jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›