E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-MB-së: Edhe me krimin në ballë të Europës? Turp

“Pasqyrim të rrënimit të policisë”. Kështu e ka cilësuar deklaratën e Ministrise së Brendshme lidershipi i Partisë Socialiste Edi Rama. Në një reagim të tijin në rrjetin social twitter ai shkruan se është turp të deklarohet se edhe me krimin jemi në ballë të Europës.
“Reagimi i Ministrise Brendshme pasqyre e rrenimit te policise.Edhe me kriminalitetin si me ekonomine qenkemi ne balle te Europes! Sa turp”-shkruan ai.
Më herët Ministria e Brendshme reagoi në lidhje me deklaratën e kryetarit të PS-së Edi Rama për situatën e kriminalitetit në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Ministrisë, Fatmir Konja, deklaroi se sot Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Bashkimin Evropian.
Sipas MB-së, Rama duhet t`i jetë mirënjohës Policisë së Shtetit për rikthimin e dinjitetit të vendit, pas gjendjes që e la partia e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›