Kafetë e Arvizusë në Bllok, rradha e Blushit të PS-së
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, vijon takimet intensive me politikanët shqiptarë, ndërsa sot në mbrëmje është takuar me deputetin e PS-së Ben Blushin.
Ky takim nuk është mbajtur në selinë e Ambasadës Amerikane, por në një lokal në zonën e ish- Bllokut.
Takimi i cili ka zgjatur për disa minuta, nuk është përcjellë me ndonjë deklaratë për median.
Ndërkaq, ditë më parë, kreu i prezencës së SHBA-së është parë në një nga lokalet në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, së bashku me kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha.
Opinioni publik eshte i prirur ti shohe keto takime apo kafe si mbeshtetje apo mesazhe politike.