E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Reagimi i Ministrisë së Brëndshme, pasqyrë e rrënimit të policisë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, vjen sërish me një tjetër reagim në rrjetin social twitter, duke reaguar ndjeshëm ndaj Ministrisë së Brëndshme. Për kreun opozitar është turp të deklarohet se edhe me krimin jemi në ballë të Europës.

Reagimi i Ministrisë së Brëndshme, pasqyrë e rrënimit të policisë. Edhe me kriminalitetin si me ekonominë, qenkemi në ballë të Europes! Sa turp-shkruan më tej kreu opozitar.

Ky reagim i menjëhershëm vjen pas asaj të bërë publike nga Ministria e Brendshme, në lidhje me atë ç’farë pasqyroi Rama, për situatën e kriminalitetit në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë, Fatmir Konja, deklaroi se sot Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Bashkimin Evropian. Sipas MB-së, Rama duhet t`i jetë mirënjohës Policisë së Shtetit për rikthimin e dinjitetit të vendit, pas gjëndjes që  la partia e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›