E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga rrëfehet. Në lice vuante nga bulimia

“Bulimia është sëmundje shoqërore, e cila mund të shërohet. Këto janë fjalët e këngëtares Lady Gaga, dhënë në një konferencë për gratë e reja, mbajtur në fund të javës në një lice në Brentwood, Los Angeles.

Bulimia, një çregullim psikologjik i të ngrënit, i cili karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollin e peshës, duket se e ka shqetësuar këngëtaren. Duke u treguar mjaftë e ndjeshme, ajo ka vendosur të ndihmojë të gjithë të rinjtë në botë, të cilët kanë mbetur viktimë e modelimit.

Në një intervistë e cila zgjati 30 minuta, në çastin kur publiku mori fjalën, një studente i ka bërë një pyetje interesante. Si mund të jetë kaq shumë e sigurtë, kur ajo dhe kolegët e saj janë të rrënuar nga pasiguria?

Për këtë situatë, Gaga iu përgjigj se ajo nuk ndjehej e sigurtë, ndërsa në shkollë të mesme vuante nga bulimia. Ajo tha më tej se dëshironte të ishte e dobët si një balerinë. “I thoja babait tim: Pse më jepni gjithmonë këtë ushqimi? Unë kam nevojë për të humbur peshë. Por ai nuk më dha asnjë afat. Haji të gjithë spagetit, haji- më tha ai.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, një tjetër studente e pyeti se si i’a arriti që të shërohej. Gaga deklaroi se çregullimet dhe gjithë të vjellat i kishin shkatërruar kordat vokale, ndaj duhej të shërohej për të vazhduar të këndonte.

Pesha për mua është ende një problem- tha Gaga. Sa herë që unë shfaqem në një video ose kur shfaqem në një kopertinë të një reviste, më kërkojnë që të jem perfekte. Por kjo nuk është jeta e vërtetë. Dua ti lëshoj një mesazh të gjithë të gjithë vajzave: Lufta me dietën duhet të përfundojë, tha me tej ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›