E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest me burg për Gjin Ndreun

Gjykata e Tiranës ka marrë masën arrest me burg për Gjin Ndreun, personi i cili akuzohet se ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur punonjësit e policisë të rendit.
 

Në seancën e sotme prokurori i çështjes ka kërkuar arrest me burg për Gjin Ndreun pasi sipas tij ka dhunuar policët në krye të detyrës.
Ndërkohë avokati i Gjin Ndreut e ka cilësuar kërkesën e prokurorisë për ta dënuar klientin e tij të nxitur nga situata e krijuar në vend dhe ka kërkuar ballafaqimin e palëve.
 

Ndërkohë Gjin Ndreu është arrestuar mbrëmjen e së hënës në orën 20.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për shkak se ka kundërshtuar me forcë dhe goditur punonjësit e policisë të rendit.

Ndërkohë që herën e parë Ndreu është arrestuar ditën e shtunë pasi nga pamjet filmike të policisë rezultonte se gjatë demostratës posedonte një armë pa leje. Por gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë me një masë më të lehtë atë të detyrimit për paqaqitje.

Pikërisht kjo masë ka bërë që 32-vjeçari nga Shkodra, ose siç njihet ndryshe “Njeriu me Pistoletë” pa kaluar as 12 orë duke kaluar në rrugë ka ofenduar punonjësit e policisë së kryeqytetit se ata nuk do të mund të bënin asnjë gjë pasi ai tashmë ishte i lirë.
Më pas ai ka nisur edhe t`i kundërshtojë duke bërë që policia të bëjë të mundur arrestimin për herë të dytë brenda tre ditësh të Gjin Ndreut demostruesit të 21 janarit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›