E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demontrata, mbërrin eksperti i parë amerikan

Një ekspert amerikan ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë në përgjigje të kërkesës së prokurorisë shqiptare për ndihmë teknike në hetimin e demonstratës së 21 janarit.
 

Sipas burimeve nga prokuroria eksperti amerikan i FBI-së do të bashkëpunojë me prokurorinë shqiptare për të hetuar ngjarjet e 21 janarit.
 

Kërkesa për një ndihmë teknike të ekspertë amerikanë u bë nga Prokuroria e Përgjithshme dy ditë më parë por që u përkrah nga vetë ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
 

Ndërkohë në ditët e ardhshme pritet që të mbërrijnë edhe dy specialistë të tjerë amerikanë të specializuar në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit ku vdiqën 3 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›