Arresti, Sefgjini zhduket nga shtëpia
Fqinjët e Arben Sefgjinit: Nuk e kemi parë të hyjë dhe të dalë nga shtëpia prej disa ditësh as atë dhe as të afërmit
Drejtori i Tatimeve zhduket nga apartamenti-qeli i tij
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini, është kthyer në personazhin më të diskutuar mediatik të ditëve të fundit, e megjithatë, kontakti me të duket i pamundur. Dera e apartamentit të tij tek Fusha e Aviacionit qëndron prej ditësh e mbyllur. As Sefgjini dhe as familjarët e tij nuk janë parë të hyjnë e të dalin prej saj. "Nuk e kemi parë as atë dhe as të afërmit të hyjnë e të dalin në shtëpi, gjatë këtyre ditëve",-të përgjigjet fqinja e derës ngjitur, e cila duket e informuar prej lajmeve për masën e arrestit shtëpiak, të marrë ndaj Sefgjinit. Pas vendimit të gjykatës pritej që dy punonjës të policisë të mbikëqyrnin 24 orë banesën e tij, por në fakt, këmbë polici nuk ka në katin e tretë të apartamentit me numër 12,tek ish-fusha e Aviacionit në kryeqytet. Arben Sefgjini, mbi të cilin rëndon akuza e rrëmbimit dhe torturimit me pasoja të rënda të Remzi Hoxhësjeton në këtë apartament që nga viti 1998.
E kotë t'i biesh ziles së derës së blinduar. Askush nuk të hap derën, edhe pse tingulli i ziles është tejet acarues. Asnjë zhurmënuk vjen nga brenda apartamentit. Në shtëpinë e Arben Sefgjinit nuk pipëtin asgjë. Edhe pse dyert e shtëpisë së tij duhet të ishin të hapura, ende priten ngushëllime për humbjen e babait pak javë më parë, askush nuk del prej aty, edhe pas minutave të tëra pritjeje. Banorët në të djathtë të apartamentit të 12 të këshillojnë të mos presësh më kot. Ata nuk e kanë parë prej ditësh Arben Sefgjinin, bashkëshorten apo nënën e tij. "Unë kam disa ditë që nuk e kam parë Arbenin. Nuk e dimë se ku është, madje as makinën tij, një Volswagen Tuareg nuk e kam parë të vijë më këtej", –thotë djaloshi, një tjetërfqinj i Sefgjinit. Po të njëjtën gjë pohon edhe banorja përballë shtëpisë së tij. Gruaja rreth të 60-ave të thotë se gjatë ditës së djeshme nuk ka parë askënd të lëvizë nga familja Sefgjini. E ndërsa nuk kursen fjalët e mira për fqinjin e saj, zonja Varfëri nis ekomenton akuzat që qëndrojnë mbi Arben Sefgjinin. "Unë kam vite që jetoj përballë tij dhe është një njeri i mirë. Mendoj se ai nuk flet për të mbrojtur të tjerët",-pohon gruaja rreth të 60-ave. Të njëjtën gjëthotë edhe i zoti i një dyqani për rregullimin e televizorëve, që është përballë apartamentit ku jeton drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Edmondi rreth të 40-ave thotë se ka ditë që nuk ia ka zënë syri Arben Sefgjinin. "Këto ditë nuk e kam parë, sepse ne përshendetemi kur takohemi. Nuk di ç'të them çfarë ka ndodhur, por unë nuk kam parë as atë dhe as edhe makinën e tij"-shton ai.
Nga ajo sa thonë fqinjët, ngrihen dyshime për largimin e Sefgjinit nga shtëpia e tij, ndërkohë që çdo tentativë për të komunikuar me të, është e dështuar. "Shekulli" është përpjekur të komunikojë edhe nëpërmjet telefonit me drejtorin e Tatimeve, për të marrë një reagim se ku ndodhet, por ka qenë krejtësisht e pamundur. Sefgjini nuk ka preferuar të përgjigjet në telefon.Nga ajo sa thonë fqinjët, ish- punonjësi i Shërbimit Informativ duket se i ka fjalët të pakta. Përveç një përshëndetjeje, askush prej tyre nuk ka marrëdhënie të ngushta. Që nga viti 1998, Arben Sefgjini është vendosur në apartamentin e bollshëm, që ndodhet pas Fakultetit të Inxhinierisë. Në lagje mësojmë se para tre javësh, Sefgjini ka humbur babanëndërkohë që edhe nëna e tij është në gjendje të dobët shëndetësore. Ndërsa dje gjykata ka dhënë masën e sigurisë "arrest shtëpie" për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të. Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar të Tiranës akuzohet se ka rrëmbyer dhe më pas torturuar me pasoja të rënda biznesmeninshqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha. Deri në '97, Sefgjini ka ndenjur në këtë detyrë më pas ka dalë në profesion të lirë, duke punuar bashkë me të shoqen në një zyrë avokatie. Në fillim të vitit2000 ngrihen akuzat e para ndaj zhdukjes së Remzi Hoxhës, por asokohe çështja u mbyll, sepse ranë akuzat.
Në apartamentet e tre të akuzuarve nuk sheh asnjë punonjës policie
Policia: S'na ka ardhur për zbatim vendimi i gjykatës
TIRANË- Gjykata ka vendosur dje masën e arrestit shtëpiak për tre ish-shikasit e akuzuar për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, por policia ende nuk është informuar. Gjatë ditës së djeshme, asnjë punonjës i policisë nukka marrë në mbikëqyrje banesate të akuzuarve Arben Sefgjini,
Budion Meçe dhe Avni Koldashi,edhe pse ligji i detyron të zbatojnë vendimin e djeshëm. Disa orë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, asnjë polic nuk është parënë apartamentet e tre akuzuarve. Burime zyrtare nga komisariati nr. 2 thanë pasditen e djeshme për "Shekullin" se vendimi i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mbërritur përekzekutim. Zyrtarisht, krerët e këtij komisariati që mbulon edhe banesat e të paktën dy të akuzuarve, nuk janë lajmëruar për vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. "Në rast se personi për të cilin jepet një vendim i gjykatëspërbën rrezikshmëri të lartë, ne njoftohemi menjëherë dhe ekzekutojmë vendimin e dhënë. Por në këtë rast, me sa duket, tre personat për të cilët është shprehur gjykata nuk janë elementë të rrezikshëm apo edhe të ekzistojë mundësia që të largohen nga banesat e tyre ndaj dhe mund të ketë patur vonesa në dërgimin e dokumentacionit",-thanë dje drejtuesit e komisariatit nr 2. Po sipas të njëjtave burime, mund të ketë ndodhur që gjykata të ketë caktuar oficerin e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të ekzekutuar vendimin,me të cilin vihen në dijeni të pandehurit mbi masën e dhënë mbi ta. Megjithatë, disa orë pas vendimit të gjykatës, asnjë punonjës i policisë nuk është marrë me zbatimin e masës së arrestit shtëpiak.
Krimet e Rënda miratuan kërkesën e prokurorit Hana për të lënë në arrest shtëpiak 3 ish-shikasit e akuzuar për Remzi Hoxhën
Gjykata vendos: Sefgjini në arrest shtëpiak
Pas vendimit të Krimeve të Rënda, Sefgjini lë automatikisht detyrën e kreut të Tatimeve
TIRANË-Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bindur dje gjykatën, për dhënien e masës së arrestit shtëpiak ndaj ish- punonjësve të Shërbimit Informativ, të akuzuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Provat e siguruara gjatë seancës së djeshme kanë sjellë miratimin e kërkesës së prokurorisë, për të izoluar në shtëpi drejtorin aktual të Tatimeve, Arben Sefgjini, Avni Koldashin dhe Budion Meçen. Në seancën e ditës së shtunë, gjyqtari i masave kishte kërkuar prova nga prokurori Xhevat Hana, që të vërtetoninrrezikshmërinë e shmangies nga hetimi të të pandehurve. Ndërkohë që argumentet e paraqitura djenga prokurori Hana duket se kanë bindur togat e zeza, të cilat rreth orës 13.00 kanë dhënë masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve.
***
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje që tre të akuzuarit për zhdukjen e Remzi Hoxhës të shijojnë lirinë, vetëm në mjediset e shtëpisë së tyre. Ky vendim i gjykatës sjell automatikisht pezullimin e Arben Sefgjinit nga detyra e tij në krye të Tatimeve, edhe pse ministri i Financave, Ridvan Bode dhe kryeministri Sali Berisha kanë heshtur, përballë hetimit të prokurorisë. Me masën e sigurisë, dhënë nga gjykata, automatikisht Sefgjini lë postin e lartë në administratën shtetërore, pasi në kushtet e një arresti shtëpiak nuk mund të ushtrojë një funksion të tillë. Sipas kërkesës së prokurorit Hana, me dhënien e vendimit të masës së sigurisë "arrest shtëpie", gjykata do të urdhërojë të pandehurit të mos largohen nga banesat e tyre apo nga vendi ku kurohen apo mbahet me asistencë. Sipas burimeve nga akuza mësohet se nuk mund të kërkohej një masë më e rëndë se ajo e arrestit shtëpiak për tre të pandehurit, pasi afatet e paraburgimit për ta kanë mbaruar, pas arrestimit të tyre të parë në vitin 2003.
***
Tre të akuzuarit nuk ishin dje të pranishëm në caktimin e masës së sigurisë, e cila është marrë në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjithashtu, në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet caktimi i masës së sigurisë "arrest shtëpie" theksohet se: "gjykata, kur është e nevojshme i vë kufizime ose ndalime të pandehurve për të komunikuar me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me ta". Mësohet gjithashtu se Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej disa ditësh ka dërguar në çdo pikë kalimi kufitar të vendit fotografitë e të tre të pandehurve që ndodhen në Shqipëri si dhe të pandehurit në mungesë, Ilir Kumbaro, i cili mendohet se ndodhet i fshehur në Angli.ArbenSefgjini, ish- drejtor i drejtorisë së Shërbimit Informativ Kombëtar të Tiranës,Avni Koldashin, ish-shefi i Bazës së Vezhgimit për Drejtorinë e Sherbimit Informativ Kombëtar për Tiranën dhe Budjon Meçe, ish-inspektor në drejtorinë e Shërbimit Informativ Kombëtar akuzohen se në vitin 1995 kanë rrëmbyer dhe më pas torturuarbiznesmenin Remzi Hoxha.Gjatë dëshmive të tyre në organin e akuzës, Sefgjini dhe Meçe e Kano mohuar akuzën, ndërsa Avni Koldashi ka pranuar se e ka shoqëruar Hoxhën në godinën e SHIK-ut, pas një urdhri të eprorëve të tij.
KODI
"Arresti në shtëpi"
1. Me vendimin e arrestit në shtëpi, gjykata urdhëron të pandehurin të mos largohet nga banesa e tij ose nga një vend i caktuar ku ai banon, kurohet ose mbahet me asistencë.
2. Kur është e nevojshme, gjykata i vë kufizime ose ndalime të pandehurit për të komunikuar me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me atë.
3. Prokurori dhe policia gjyqësore kontrollojnë respektimin e urdhrave që i janë dhënë të pandehurit.
4. Për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin.
5. Koha e qëndrimit në arrest në shtëpi llogaritet në caktimin e dënimit.