Katastrofë në Birmani, mbi 350 të vdekur nga cikloni
Televizioni shtetëror në Birmani thotë se më shumë se 350 vetë kanë humbur jetën si pasojë e një cikloni që goditi të shtunën rajonin Irrauadi.
Njoftimet thonë se më shumë se 20 mijë shtëpi ishin shkatërruar apo dëmtuar.
Autoritet ushtarake kanë shpallur zona katastrofe në disa pjesë në jug dhe në qendër të vendit.
Në kryeqytetin Rangun, një banor i tha BBC-së se energjia elektrike ishte ndërprerë dhe furnizimet me ujë ishin dëmtuar rëndë.
Lidhjet telefonike me qytetin kanë rënë, rrugët janë bllokuar nga pemë të rrëzuara dhe çmimet e ushqimeve janë dyfishuar.
Korrespondentët thonë se do të kalojnë ditë, përpara se të merret vesh se sa i madh ka qënë dëmi i shkaktuar.Qeveria ushtarake e Myanmarit ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme, nderkohe qe sipas disa burimeve, kryeqyteti thuajse eshte shkateruar teresisht.