E Diel, 1 Nëntor 2026

Aida Shtino: Nuk e shoh Big Brother.. Interviste me moderatoren e njohur te emisionit televiziv Njerez te Humbur Shekulli Online Die, 04 Maj 2008 15:04:00 Përshëndetje Aida në emër të lexuesve t&

 

Përshëndetje Aida në emër të lexuesve të Shekullit. Në fillim, një pyetje e përgjitshme.. Si po ecën Njerëz të Humbur?

- Përshëndetje për gjithë lexuesit e Shekullit. Mund të them se emisioni deri tani po ecën shumë mirë. Kemi vërejtur se njerëzit tashmë e presin të shtunën për të mësuar gjëra të reja dhe se gjithsecili që e ndjek emisionin nga ekrani e shikon me vëmëndje nëse njeh ndonjë nga ata persona të humbur dhe natyrisht të japë ndihmën e tij. Kjo është ana më positive që shqiptarët nëpër botë janë të predispozuar për të ndihmuar

Kjo është hera e dytë që takoheni me lexuesin e Shekullit, dikur kemi biseduar thuajse një vit më parë, kur Faqet e Fundjavës sapo kishin startuar në Shekulli.. Ka ndodhur ndonjë ndryshim në jetën e Aidës gjatë këtij viti..?

- Ndryshime te medha nuk kane ndodhur. Normalisht cdo ditë sjell dicka të re dhe njeriu duhet të adaptohet me risitë.

Ne shqiptarët e kemi zakon që kur takojmë dikë për herë të parë, gjëja e parë që pyesim është prejardhja familjare apo origjina.. Në fakt shumë pak u janë bërë pyetje ët tilla personazheve televizivë të pëlqyer si ju.. Nga është Aida?

- Unë jam nga Gjirokastra, lindur dhe rritur aty derisa kam vazhduar fakultetin në Tiranë. Nga ana e mamasë jam nga Pogradeci. Një kombinim shumë i bukur dhe dy qytete të cilat i dua njëlloj.

Ju keni tani vite të tëra eksperienmce dhe suksesi në television. Gjatë këtyre viteve të fundit kemi parë se si në television po mbizotëron (tani së fundi në Shqipëri) tendenca për reality shou tip Big Brother.. Në gjykimin professional të Aidës, pse një tendencë e tillë ndërkombëtare dhe cili është mendi juaj për Big Brotherin shqiptar?

- Fenomeni Big Brother ose i thënë ndryshe "përgjimi nga vrima e celësit" them se lidhet me karakterin e njerëzve për të ditur gjithcka për tjetrin. Duke qenë se Shqipëria është një vend i vogël, po të gërmosh në jetën e tjetrit shumë shpejt i mëson të gjitha: prejardhjen familjare, shoqërinë, punën etj. Big Brother shqiptar nuk kam patur mundësi ta shoh asnjëherë pasi jam shumë e zënë me punë dhe nata e spektaklit të tyre koincidon me emisionin "Njerëz të humbur" që po ashtu është i drejtpërdrejtë. Për herë të parë unë e kam parë këtë reality shoë në Greqi në vitin 2000. U prit me shumë polemika por edhe unë personalisht mendoj se nuk është mirë që të përgjohet jeta private e njerëzve. Por fatkeqësisht jeta eshte nje "Big Brother" e gjitha pasi neper bote kudo qe te shkosh je i survejuar, ne rruge, supermarkete, institucione etj falë teknologjisë së zhvilluar.

Ju ka kufizuar statura publike në jetën orivate? Ndodh që të bezdiseni apo të ndjeheni keq kur jeni në rrugë? Në përgjithësui cilië shët reagimi I njerëzve kur ju shohin?

- Është e vërtetë që të qënit njeri publik të privon sadopak ndesinë e të qënit e lirë. Nuk është se bezdisem por natyrisht edhe unë jam njeri dhe po të dilja haptas fare ka plot njerëz që do donin të më takonin dhe më mirë do thoja që është e papërballueshme. Duke qenë se emisioni ndiqet besoj se njerëzit kanë respekt edhe për stafin dhe në ato raste kur jam përballur me ta reagimi ka qenë shumë pozitiv. Ka edhe raste kur historitë që trajtohen në "Njerëz të humbur" mund të prekin interesat e individëve të vecantë dhe pastaj nga ata sigurisht që pritet reagim i ashpër.

Si e shihni në tërësi të ardhmen e televizionit si media në Shqipëri?

- Në kohët e sotme jeta rrjedh me ritme shumë të shpejta. Tani njerëzit nuk kanë më kohë të ulen dhe ti lexojnë gjërat (fatkeqësisht) në libra por duan t'i marrin të gatshme në internet dhe televizion. Të bërit televizion pra është një përgjegjësi e madhe pasi ato që individi nuk i përfiton në rrugë të tjera duhet ti marrë aty. Drejtuesit e medias vizive duhet të zgjedhin më të mirën, të futen në psikologjinë e teleshikuesve. Deri diku këta drejtues të televizioneve mendoj se e kanë kuptuar sesi funksionojnë gjërat...

Po të ardhmen e "Njerëz të Humbur"?

- Jam optimiste edhe për mbarvajtjen e misionit që kam ndermarrë me stafin tim. Njerëz që humbasin do të ketë në cdo kohë pasi problemet janë nga më të ndryshmet (megjithse nuk e uroj këtë gjë). Ne do ti qëndrojmë besnik publikut që na ndjek dhe na ndihmon duke bërë të pamundurën që falë informacioneve të tyre t'i rikthejmë këta bashkëatdhetarë të humbur në shtëpi.

Mund të themi dicka për lexuesin tonë dhe për shikuesit tuaj, "in anticipo" për emisionin e fundit..?

- Kemi disa materiale ekskuzive të xhiruara jashtë Shqipërisë. Disa histori që janë trajtuar prej shumë kohësh janë përfundimisht drejt zgjidhjes. Megjithse shumë mund të kene kujtuar se janë lënë në harresë do të befasohen kur ata do ti kemi në studio apo nga ana tjetër e telefonit.

     

Pelqej burrat qe kane durimin per te perballuar grate...

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Nuk e kam provuar dhe se di a ekziston apo jo.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes? Eshte orar biologjik dhe jam mesuar te zgjodhem ne te njejten ore.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Sot

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Kureshtja

Defekti juaj kryesor?

Kokfortesia

Ndaj cilave gabime jeni më tolerantë?

Ato qe behen padashur

Hera e fundit që u përlotët?

Ne emisionin e fundit

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Ate e percaktojne te tjeret per mua.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Te zbuloj misterin e Orientit

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Franc Kafka, Gabriel Garcia Marquez dhe Kadare

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?

Durimin per te perballuar grate.

Tek një grua?

Zgjuarsine

Kompozitori juaj i preferuar?

Verdi

Libri që ju la mbresë të pashlyshme?

Ka shume s'mund te percaktoj nje.

Filmi që ju la mbresë të thellë?

City of angels

Piktori juaj i dashur?

Salvador Dali

Ngjyra juaj e preferuar?

E kuqja

Kë konsideroni si suksesin tuaj më tëmadh?

Te gershetoj profesionin me jeten si familjare.

Pija juaj e preferuar?

Vera

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Nuk behem pishman per ato qe bej sepse cdo gje e bej me vetedije.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Mashtrimin

Frika juaj më e madhe?

Zoti

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Kur bej shaka

Keni dhënë ndonjëherë rryshfet?

Asnjehere. E urrej kete gje.

Cila është motoja juaj?

Te jesh vetvetja.

Si do të dëshironit të vdisnit?

E kujt i pelqen ta mendoje kete gje?!

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t'i thoshit?

Faleminderit qe me dhe jete dhe me fal gabimet e bera.

Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

Pak ne tension pasi eshte fundi i sezonit dhe dua te gjejme sa me shume njerez.

Bisedoi Elona Demollari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›