Në fundjavë starton Formula 1, gara e parë në Australi
AUSTRALI- Formula 1 do të startojë të dielën me garën e parë sezonale, atë të Australisë. Në cirkuitin e Albert Park, 12 skuadrat pjesëmarrëse do të nisin udhëtimin e një prej kampionateve më tërheqës të sportit, ndërkohë që gjërat duken ndryshe në krahasim me një sezon më parë.
Skuderia Red Bull, që dominoi edicionin e shkuar, këtë vit ka ngritur shumë dyshime, në testet e zhvilluara në Barcelonë, duke pësuar shpesh edhe defekte. Si Red Bull, ashtu edhe MekLaren e Ferrari, do ta nisin kampionatin me të njëjtët pilotë. Skuderia angleze synon që këtë vit të fitojë titullin, duke qenë se ka ndërtuar një makinë mjaft të mirë, ndërkohë që Ferrari duket disi mbrapa, pasi ka dizenjuar një makinë me shumë ndryshime dhe i duhet pak kohë që të kapë ritmin e rivalëve.
Një gjë të tillë e kanë pranuar edhe dy pilotët Fernando Alonso dhe Felipe Masa, sipas të cilëve, makina ka nevojë për pak kohë që të bëhet kompetitive. Për t’u theksuar këtë sezon edhe forca e skuderisë Mercedes, e cila në dy sezonet e fundit ka zënë vendin e katërt me pilotët Niko Rozberg dhe Mikael Shumaker.
(ma.ar/A.Latifi/BalkanWeb)