Brazil, dorëhiqet kreu i Federates Tekseira, pas 22 vjetësh
BRAZIL- Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit Rikardo Tekseira ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas 22 vjetësh, si rrjedhojë e një serie skandalesh korrupsioni.
Ai ka dhënë gjithashtu dorëheqjen edhe nga roli si kreu i Komitetit Organizativ të Kupës së Botës 2014. Detyra tashmë i ka kaluar 79 vjeçarit Hoze Maria Marin, një ish politikan dhe zëvendës president i Bordit drejtues të Federatës. Zyrtarisht, Tekseira ka bërë të ditur me anë të një letre se ai po dorëhiqet për arsye shëndetësore, ndërsa bëri të ditur se po e linte federatën me koshiencë të pastër.
“Nuk ka asnjë seri sulmesh për korrupsion që mund të errësojnë gëzimin e brazilianëve për fitimin e mbi 100 trofeve, përfshirë dy Kupa Bote”, shkruante Tekseira në letrën e tij, e cila iu lexua mediave nga pasardhësi Marin. Rikardo Tekseira e drejtonte federatën braziliane që prej vitit 1989. Në vitin 2001, një investigim i Kongresit e akuzoi atë për 13 krime, mes të cilave evazion fiskal dhe pastrim parash. Pas ikjes së tij, pasuesi Marin dhe dy ish-futbollistët Ronaldo e Bebeto do të merren me organizimin e Kupës së Botës 2014.
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)