E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime për spiunazh në Maqedoni

Regjimi në shkatërrim po bën goditjen e fundit.

Kështu e ka cilësuar Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, aksionin policor për arrestimin e 15 personave nën dyshimin se u kanë vënë në dispozicion shërbimeve sekrete të huaja, dokumente dhe informacione të klasifikuara të Shtetit.

LSDM ka theksuar përmes zëdhënësit të saj se, Policia po arreston të gjithë ata që nuk i duron kryeministri Nikola Gruevski dhe ata që po provojnë me argumente krimin e klanit familjar të kryeministrit.

“Ata po përndjekin, po arrestojnë, po gjykojnë, po lustrojnë dhe po dënojnë përdhunisht. Regjimi në shkatërrim po tenton të japë goditjen e fundit. Vlerësimi që bën Gruevski është gabim fatal. Asgjë nuk mund të pengojë largimin e detyrueshëm nga skena politike të kësaj strukture të pakrye”, ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Ai ka vërejtur se në Maqedoni po rritet vazhdimisht numri i të burgosurve politikë dhe se “pushteti është i gatshëm të mbushë burgjet me njerëz”. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›